Kryeministri Edi Rama do zhvillojë të hënën mbledhjen e parë me deputetët e rinj socialistë, të zgjedhur në 25 qershor.

Përmes një mesazhi drejtuar të sapozgjedhurve, Rama i fton ata të hënën në orën 11:00 në hollin e Kryeministrisë. SMS-ja u është dërguar edhe kandidatëve të PS që ishin pjesë e kësaj gare si dhe kryebashkiakëve socialistë. 

Në SMS Rama është kujdesur t'u kujtojë të gjithëve se mbledhja është e rëndësishme dhe nuk duhet të mungojnë. 

"Ju lutem te henen ne 11.00 takim pune tek holli i kryeministrise me te gjithe ekipin e deputeteve, dmth 140 nga cdo qarkc plus me kryetaret e bashkive socialiste! Asnje mungese nuk do te mirekuptohet. Mireardhshi", thuhet në mesazhin e Ramës. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com