Rama: Sondazhet thonë se 11% e
shqiptarëve duan anëtarësim në PS

Rama: Sondazhet thonë se 11% e<br />shqiptarëve duan anëtarësim në PS
Gjatë shpërndarjes së kartave të anëtarësimit të Partisë socialiste në 4 njësitë administrative në kryeqytet, kryeministri Edi Rama deklaroi se sot Shqipëria po vuan pasojat e abuzimeve të kryera përgjatë një gjenerate të tërë.Vendi ka mbetur pa opozitë tha Rama ndërkohë që theksoi se reformat janë në rrugën e duhur por duhej të ishin bërë më parë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se nga një anketim i bërë para nisjes së procesit të anëtarësimeve, 11% e shqiptarëve duan të anëtarësohen në PS, ndërsa në PD vetëm 3%. Rama përmendi reformat e qeverisë. Ai tha se nëse këto reforma do të ishin bërë më herët do të kishte më shumë investime. Rama tha se ishte një gabim nisja e reformës së energjisë me vonesë.

“Ne bëmë një gabim, përgjegjësi e imja që e vonuam fillimin e reformës së energjisë, për shkak të një burimi të madh të njerëzve që u përgatitën për atë reformë, nëse kjo reformë do na dëmtonte politikisht. Duhet ta kishim filluar më parë. Kjo reformë solli një transformim të rrënjësishëm. Vendosi raport të qartë mes konsumatorëve të energjisë dhe kompanisë. Duke vënë një vijë të kuqe për mospagimin e energjisë. Nëse do ishte bërë 20 vjet më para do kishim bërë 60 investime në shëndetësi, para që i kemi shpenzuar për të mbushur gropën e vjedhjeve dhe borxhet”, tha kreu i qeverisë.

Fjala e Rames ne anetaresimet e reja ne PS

Rama u shpreh se këto reforma kanë një rëndësi të madhe për atë që Shqipëria do të bëhet pas 15-20 vitesh.

“Reformat kudo krijojnë rezistencë. Po e diskutonim me Pandin, meqë i ndjek me shumë vëmendje zhvillimet në Amerikë. Fakti që edhe në Amerikë lobet farmaceutike bëjnë rezistencë të madhe dhe reforma ka hasur vështirësi të jashtëzakonshme, sollën dështimin e presidentit Bill Klinton. I vetmi dështim i Klinton. Në Amerikë e bëjnë haptas, ballas, organizuar, financojnë fushata dhe e bëjnë në një betejë shumë të egër argumentesh. Kurse këtu ndryshe. Sot ilaçet kushtojnë më pak. Në Shqipëri dhe Meksikë, çështja e ilaçeve është një çështje shumë e qartë e pengmarrjes nga shteti e një mafie të organizuar”, tha Rama.

Ndërkohë që nuk la pa komentuar as veprimet e fundit të PD-së në kuvend Rama tha se vendi ka mbetur pa opozitë

Ti thuash PD partia Demokratike është eufemizës. Shqipëria sot ka një qeveri të rënë nga kali dhe një qeveri për ti grahur kalit të reformave. Qeveria e vjetër nuk ka sesi të bëjë gjë tjetër për sa kohë nuk është zgjuar dhe nuk ka kuptuar se nuk është më në qeveri. Pasi akoma nuk është ngritur nga fusha e disfatës së zgjedhjeve të 2013-ës. Dhe e ka të pamundur të ngrihet për shumë arsye që mund të kenë interes në një bisedë tjetër.”, tha Rama.

Ai deklaroi më tej se ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri mund të futet në librin e rekordeve ‘Guiness’ për shkak të numrit të madh të deklaratave të bëra nga PD-ja. “Ajo që ndodh me ministrin e Brendhsëm është një gjë unikale dhe mund të hyjë në ‘Guiness’ dhe të sulmohet me deklarata 1mijë 300 e kusur herë që i bie 3-4 herë me deklarata në ditë. Dhe për çfarë sulmohet? Si kriminal, bashkëpunëtor në krim, e kështu me radhë. Lazarati nuk ishte ajo fusha me barë dhe ca ordinerë me automatik që i rezistuan policisë nja 5 ditë, pro ishte një fushë me bar që nxirrte para të zeza. Nuk është një gjë që ndodh në Shqipëri për herë të parë, por është fakt. Shqipëria e sotme nuk është e gatshme për të ndërmarrë një operacion zbardhjesh të financimeve të këtyre fushatave.”, theksoi ai.

Rama nënvizoi se në këto 25 vjet klasat politike qeverisëse i kanë lejuar vetes një fushë abuzimi shumë të madhe, pasojat e të cilës ndihen sot. 

“I kemi lënë vetes kaq shumë fushë abuzimi dhe vetëpëlqimi me abuzimin në gjithë këto vite, sa kemi krijuar një prapambetje organike shumë të madhe. Një prapambetje që nuk kapërcehet lehtë sepse është prapambetje e një gjenerate”, ka thënë Rama. 

Edhe minsitri Tahiri e ka quajtur opozitën, ‘ish-qeveria’ dhe ‘të pashpresë’. Tahiri tha se tek Partia Socialiste mblidhen njerëzit më të mirë.

“Opozitë për konvencion fjalësh se është qeveria që nuk lë shans pa i treguar njerëzve sa e pashpresë është. Qeveria, kryeministri janë përpjekur këto 2 vjet të bëjnë gjëra që nuk janë bërë në qeverinë e kaluar. Është më e thjeshtë të mos bësh asgjë. Më e thjeshtë të mos i hysh belasë për të prishur ndërtimet pa leje. Më e lehtë të lësh Lazaratin. Ne i kemi hyrë një sipërmarrjeje shtetformuese. Tek PS mblidhen njerëzit më të mirë. Të rinj e të reja që kanë ëndrra. PS ka çdo derë e çdo dritare hapur për të komunikuar me qytetarët. Forca jonë është tek njeri-tjetri”, theksoi Tahiri.

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim