Rama: Sonte në 18:30 në sheshin
“Skënderbej” për fjalën e fitores

Rama: Sonte në 18:30 në sheshin<br />“Skënderbej” për fjalën e fitores
Sonte në orën 18:30 kryeministri Edi Rama do të mbajë fjalimin e fitores së zgjedhjeve të 25 qershorit.
 
Pavarësisht se lajmet janë për një festë të socialistëve pasditen e sotme, Rama thotë se nuk ka asnjë organizim të tillë, por një fjalim për fitoren.
 
Ai shprehet se kush dëshiron është i mirëseardhur në 18.30 në sheshin Skënderbej.
 
Asnjë organizim asnjë detyrim asnjë festë sonte në 18.30 në sheshin Skënderbej për fjalën e fitores! Kush të dojë është i mirëseardhur” thotë Rama në statusin e tij në Facebook.
 
E ndërsa kanë mbetur vetëm pak kuti nga fundi, PS udhëheq bindshëm me 74 mandate, përballë 43 të PD dhe 19 të LSI.
 
Mandatin e dytë qeverisës Rama mund të drejtojë pa u kushtëzuar nga aleatët, pasi nuk i nevojitet koalicioni.

dy.b/shqiptraja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......

Raportimi i një krimi në shtëpinë e të moshuarve dhe rrëfimi i një infermiereje për azilin......