Kryeministri Edi Rama do të jetë sonte live në emisionin e njohur italian “Invasioni Barbariche” me gazetaren Daria Bignardin.
 
Njoftimin për pjesëmarrjen në këtë emision kreu i qeverisë shqiptare e ka bërë të ditur për publikun përmes rrjeteve sociale Twitter dhe Facebook si në gjuhën shqipe ashtu edhe në atë italiane.
 
 
Por në fakt emisioni i njohur i gazetares Bignardi nuk transmetohet në Rai 3, por në televizionin “La 7”.

Permes nje statusi te dyte ne Facebook, kryeministri ka kerkuar ndjese per lapsusin duke saktesuar se behet fjale per televizionin La 7.
 


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)