Rama, sot në Prishtinë: Shqipëria
Kosova dhe rajoni pas 23 qershorit

Rama, sot në Prishtinë: Shqipëria<br />Kosova dhe rajoni pas 23 qershorit
TIRANE- Kryetari i PS Edi Rama do të jetë sot pasdite në kryeqendrën e Kosovës, Prishtinë, në kuadër të takimeve rajonale për të prezantuar dhe vizionin e tij si kryeministër dhe drejtues i qeverisjes së re të opozitës së bashkuar për rajonin dhe në veçanti për dy kryeqendrat e shqiptarëve në të dy anët e kufirit.

Në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë kreu socialist Edi Rama do të ketë një bashkëbisedim me qytetarët shqiptare të atjeshëm, në lidhje me bashkëpunimin efikas që pritet të startojë sapo qeverisja e re e majtë të vijë në pushtet pas zgjedhjeve të 23 qershorit të këtij viti.

Pritet që Rama të prezantojë para qytetarëve shqiptarë të Kosovës alternativën e majtë, programin e opozitës për një bashkim ekonomik të shqiptarëve në të dy anët e kufirit, përmes heqjes së taksës doganore, strategjisë së përbashkët në energjetikë, bujqësi, turizëm dhe në një program të qartë ekonomik në funksion të mirëqenies së të dy vendeve.

Ndërkohë pritet të prezantojë para qytetarëve të Prishtinës në këtë takim ditën e dielë dhe të programit për arësimin, njësimin e programeve mësimore të Kosovës dhe Shqipërisë, një abetare të përbashkët e shkëmbim përvoje. Nga ana tjetër pritet që të prezantohet dhe programi për sportin. Mësohet se Rama do të flasë dhe për politikën në rajon, duke këmbëngulur dhe njëherë në faktin se është për një rajon pa nacionalizma primitivë. Pritet të marrin pjesë dhe politikanët kosovarë në këtë aktivitet.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: SKAPI u bë SPAK!

Skënder Minxhozi: SKAPI u bë SPAK!