TIRANË - Me ftesë të kryeministrit Nikolla Gruevski, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të vizitojë sot Maqedoninë. Kjo është vizita e parë e Ramës si kryeministër i vendit në Maqedoni.

Mediat maqedonase bëjnë të ditur se, axhenda e kryeministrit Rama përfshin takime me presidentin e Maqedonisë, George Ivanov, kryetarin e parlamentit Trajko Veljanovski, si dhe me krerët e partive shqiptare Ali Ahmetin e BDI-së dhe Menduh Thaçin e PDSH-së.

Zëdhënësi i kryeministrit të Maqedonisë, ka theksuar se: “Do të bisedohet për shumë tema të interesit të përbashkët, për përparimin e marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin në fushën e ekonomisë dhe shkëmbimit tregtar, për realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore, si dhe për perspektivën euroatlantike dhe integrimet rajonale, që janë përcaktime strategjike të të dyja vendeve".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)