Rama: Spikeren e Kuvendit
do ishte e mira ta kishim burrë
Misioni i OSBE-së ka ulur në një tryezë kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, liderin e opozitës Edi Rama dhe kreun e LSI-së Ilir Meta. Rama e Meta nuk shtrëngojnë duart. Rama ‘fton gratë e forta të PD që të bëjnë gjithcka për të mbizotëruar burrat shkatërrues”.
TIRANE- Rrritja e rolit të gruas në vendimarrje mblodhi në një tryezë kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, liderin e opozitës Edi Rama dhe kreun e LSI-së Ilir Meta. Tryeza u organizua nga
OSBE, por ndërsa kryeparlamentarja Topalli është takuar me kreun e PS-së Rama, kryetari i LSI-së Meta e ka evituar shtrëngimin e duarve..
WOLLFARTH Në fjalën e tij kreu i OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth theksoi se "përfaqësimi i gruas në qeverisje është i pamjaftueshëm".
“Është bërë progres, por jo shumë i pasur për sa i takon rolit të gruas në qeverisje. Është e rëndësishme të jenë 30% e grave në vendimmarrjes sidomos në sistemin politik, për të pasur përfaqësimin e grave në ligjbërje. Partitë politike kanë bërë pak për të bërë një përfaqësim të madh të grave në politikë”- theksoi Wollfarth.
TOPALLI Në fjalën e saj kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, tha se tryeza e organizuar nga OSBE-jë është një rast për të ngritur zërin që gruaja të fuqizohet më shumë në politikë. “Të ngremë pyetjen sa është realizuar premtimi për pjesëmarrjen e gruas në politikë? Vetëm 20% e grave në nivel global përfaqësohen në parlament” ka theksuar Topalli ndërsa shtoi se parlamenti shqiptar ka miratuar ligje të rëndësishme si ai për barazinë gjinore. Topalli tha se gruaja është më krijuese, në krahasim me burrat dhe ndikon pozitivisht në procesin e vendimmarrjes, ndërsa burrat kanë natyrë shkatërruese.
RAMA Në fjalën e mbajtur nga kryetari i Partisë Socialiste, ka theksuar se rritja e rolit të gruas në vendimmarrje do të sillte më pak korrupsion në institucione.
“Jam i bindur sikur parlamenti të kishte këtë përbërje pa dyshim do ishte më i efektshëm, këtë e them jo për fjalën e rastit, por jam i bindur sesa më shuëm gra të përfshihen në vendimmarrjen e këtij vendi, aq më e pakorruptuar do ishte vendimmarrja. Por sa më shumë gra të ishin në parlament, spikeren do të ishte mirë ta kishim burrë, më fal znj,Topalli”.- deklaroi Rama.
Rama preferoi të mbyllte fjalimin e tij duke iu përgjigjur me nota humori deklaratës së Topallit se se gratë janë krijuese krahasuar me burrat që janë shkatërrues. "Më lejoni ti vë pikën fjalimit, se jam dakort me atë që tha Topalli, që gruaja është krijuese, por burrat mos t’i quajmë shkatërrues, por bashkëautorë. Me ndihmën e grave të forta në PD jemi gati të bëjmë gjithcka për të influencuar e mbizotëruar burrat shkatërrues”
METANdërsa kreu i LSI-së Ilir Meta theksoi se forca politike që ai përfaqëson ka garantuar pjesëmarrjen e grave prej 30 përqind në forumet e saj drejtuese. Sipas tij mbështetja e grave duhet të jetë prioritet i çdo qeverie, i çdo force politike por edhe të shoqatave të grave.
(s.g/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7390
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator, 17:15
-
Pas Celibashit, ambasadori i OSBE-së në Shqipëri takohet me Presidentin Begaj
7 Qershor, 21:05
-
Vota e diasporës/ OSBE: Mbeten vetëm 10 muaj për ta realizuar, e vështirë edhe për vendet e zhvilluara! Partitë të gjejnë marrëveshje sa më shpejt
4 Qershor, 20:59
-
PROFILI/ Merr detyrën kreu i ri i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Tarran: Pres me padurim të punoj krah partnerëve shqiptarë
22 Maj, 11:51
-
Lufta në Ukrainë/ Moska: Sulmi në Belgorod nga Kievi u krye me armë të furnizuara nga NATO
12 Maj, 16:45
-
Basha takon ambasadoren e OSBE, në fokus reforma zgjedhore dhe drejtësia
18 Prill, 19:56