Rama: Spitali i Vlorës gati për të pritur pacientë me COVID! Imagjino të kishte rënë virusi në 2014 me ato kushte

Rama: Spitali i Vlorës gati për të pritur pacientë me COVID! Imagjino të kishte rënë virusi në 2014 me ato kushte

Edi Rama dhe kryebashkiaku Dritan Leli në spitalin e Vlorës

VLORË - Spitali rajonal i Vlorës është gati për të pritur pacientë me COVID. Gjatë një inspektimi të kryeministrit Rama në ambientet e Spitalit, ai thotë se ajo është e pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për të pritur këta pacientë.

Ai tha se këto spitale nuk kanë asnjë ndryshim nga spitalet në vendet e tjera rajonale. Duke bërë një paralelizëm mes spitalit në vitin 2014, dhe tani, ai thotë se do të ishte fatkeqësi nëse do të kishte rënë COVID-i më parë.

"Shumica dërrmuese e njerëzve që flasin për spitalet, ose kanë qenë në spital më parë dhe vijojnë përfytyrojnë spitalet e deri djeshme. Ose kanë dëgjuar fjalët e të tjerëve. Këto nuk janë të 1914 por të 2014. Me gjithë këtë sistem që është për COVID tamam si në Francë e Itali. Deri në 2014 kishte këtë dhe atë. Sot ka komplet një pamje dhe një përmbajtje tjetër. Është shumë e rëndësishme që ta dinë se nuk kemi problem kapacitetesh. Ne kemi planin për vjeshtë-dimrin. Nëse jemi në gjendje të japim naftëtarëve, para apo të ndihmojmë familje, ne atëherë kemi në gjendje dhe të shtojmë testet. Por testimet nuk ndëpresin zinxhirin e infeksionit. I rëndësishme është rezultati.

Vdekshmëria, infektimet apo çdo gjë tjetër. Nuk ka rëndësi loja, por në fund rezultati. Ajo që është e rëndësishme është që njerëzit duhet të kuptojnë që në këtë situatë, Shqipëria ka spitale për COVID që nuk ka asnjë dallim nga të tjerët. Mjekët nuk janë gogolë siç i përfytyrojnë por janë heronj. Ka një komunitet ekspertësh që po tregohet në lartësinë e sfidës. Ekspertët janë të specializuar. Kjo është një sfidë për të gjithë njerëzimin dhe ne nuk po dalim tjetër dhe po lëmë nam. Imagjino të kishte rënë COVIDI në 2014 me ato kushte. Atëherë do të shihnim se çfarë janë fatalitetet" - tha Rama.

Krahas dhomës së reanimacionit, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se ka zona që do të presin pacientë të infektuar me koronavirus. Por gjithçka do të vijojë sipas një plani të mirëmenduar.

"Reanimacioni ka standartet dhe parametrat e spitaleve europiane. Do të ketë të gjitha pajisjet për terapi intensive. Kemi dhe zona të dedikuara për pacientë me COVID. Janë 14 shtretër deri më tani. Për të gjitha spitalet rajonale kemi marrë pajisjet me nevojshme që duhet të kenë këto spitale" - tha Manastirliu.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bes: 14/11/2020 16:27

    O merakliu xhihadistve qe i mer me charter. Po pse jan blloku spitalet per te mjeku personat qe kane patologji te tjera???? Je pergjegjes per vrasjen e njerve me qellim duke ju hequr te drejten per te mar nje trajtim te duhur po sorollaten pwr tampona sa andej kendej dhe ku e mer spitalet private nuk pranojn te trajtojn individe qe kan dal negativ po qe pergjigjen e kane mare nga spitali publik si i behet kti halli privati nuk njef pergjigjet e shtetit thot bej tamponin ktu e aty e te shkon fatura 600euro e te thon ske kovid po te duhet mjeku specialist po verdallisen njerzit kot neper spitale per euro po vriten me qellim duke ju mohuar mjekimin. VRASES...

    Përgjigju
  • Populli: 14/11/2020 15:25

    Sa solar paska ber Leli

    Përgjigju
  • Taulant: 14/11/2020 15:09

    Nje kusheri i imi pati aksident te rende para disa muajsh ne Vlore bashke me familjen dhe ka gjithe fjalet me te mira per trupen e Spitalit te Vlores, qe nga shoferet e ambulances deri tek stafi i brendshem, shume humane dhe profesionale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja

Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja