Rama sqaron praninë e flamurit grek në zonën minoritare të Finiqit

Rama sqaron praninë e flamurit grek në zonën minoritare të Finiqit

Ndezi debat në mes qytetarëve, Rama sqaron flamurin grek në zonën minoritare të Finiqit

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka qenë në Finiq në kuadër të fushatës së zgjedhjeve të 30 qershorit.  Teksa prezantonte kandidatin e PS-së Kristaq Kiçon nga partia MEGA për këtë bashki, prapa krahëve të tij është shfaqur edhe flamuri grek.

Më pas Rama tha edhe në greqisht se data e zgjedhjeve nuk do të ndryshojë. Por flamuri grek prapa krahëve të Ramës ka sjellë mjaftë reagime të forta në rrjet. Madje ka patur edhe disa komentues që i kanë shkruar Ramës duke i bërë kritika.

"Rama në Finiq, duke bër fushat zgjedhore në truajt Shqiptare krenohet me flamurin grek. Ky është vërtetë një turp o kombit  tonë!!" i komenton një qytetarë Ramës.

Këtij komenti Rama ka thënë se është e drejta e minoritarëve që gjenden në atë zonë që të krenohen me flamurin grek.

"Unë nuk krenohem me flamurin grek po me flamurin shqiptar që ishte aty në krah, ndërkohë që flamuri grek është flamuri i kombit të atyre që janë minoritarë e që kanë të drejtën e tyre të krenohen me të" i është përgjigjur Rama.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • adamo311: 23/06/2019 04:53

    Pakicat ne Shqiperi perderisa rrespektojn kushtetuten e shtetit, nuk ka asgje te keqe nese ngrisin flamur perkates! Pyetje:Me c`fare te drejte Shqipetaret ne Kosove, Maqedoni, Mal te Zi,... e gjetiu ngrisin flamurin Shqipetar? Prandaj ju lus: Mos humbisni te ardhmen, per te kaluaren, duhet sa me pare (jo vetem shqipetaret) te largojm nga mendja c`do lloj nacionalizmi, te rrespektojm njeri-tjetrin si fqinje, si u ka hije gjallesave te cilat kan INTELEKT!!! Peace out!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!