Kryeministri Edi Rama sot në Kuvend ka mbrojtur vendimet e qeverisë për ndërtimin e rrugëve Milot Balldren dhe Orikum Dukat, edhe pse opozita i konsideron faturat e tyre me koncesion të tejfryra. Rama tha se kostoja e tyre është e justifikuar pasi janë sipas standardeve ndërkombëtare. Kryeministri foli edhe për akuzat nga PPP-ve duke thënë se koncesionet kanë krijuar lehtësira për shërbimet shëndetësore të qytetarëve shqiptarë.
Deputetja Rudina Hajdari nuk ndau në seancën parlamentare të njëjtin entuziazëm me kryeministrin, si për raport progresin e Komisionit Evropian, ku tha se asnjë lider nuk e bindi dot Brukselin, po ashtu kritikoi edhe e qeverisë duke kërkuar njëherësh nga kryeministri Edi Rama të vihet një standard i ri i diskutimeve në Kuvend, pasi ajo nuk ka asnjë kusur - siç u shpreh - që të shigjetohet nga opozita joparlamentare, sikur është me qeverinë. Hajdari theksoi se ka bindjet dhe qëndrimet e saj.
Kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të mos bëjë propagandë, sipas saj një politikë tashmë e dalë boje. Niveli i diskutimit në Kuvend, sipas Hajdarit duhet të ndryshojë dhe të mos ketë më diskutime për fantazmat e të shkuarës siç tha ajo duke ju referuar opozitës joparlamentare. E quajti një kusur që nuk ka përse ta përballojë faktin që opozita jokuvendore e akuzon si njeri të Ramës. Ajo tha se ka bindjet e saj dhe se do të qëndrojë deri në fund së bashku me grupin e saj për të luftuar për një elitë të re politike. Kryeministri Edi Rama në një përgjigje për të, tha se fakti që kanë zgjedhur të merren me politikë nuk i përjashton dot këto "kusure".
Rudina Hajdari: Zoti kryeministër të dëgjova me vëmendje sic më takon për të dëgjuar këtë parlament, këtë kryeministër, që foli për shumë gjëra, për integrim, për shëndetësi, për rrugë, tendera, por ama si ka mundësi që ju mbani këto zonja të dashura këtu dhe nuk vinë ato të flasin për këto tema, por jeni ju ai që diktoni të gjitha temat. Nëse doni një parlament konstruktiv duhet të jemi sa më gjithë përfshirës dhe konstruktiv, me ministrat dhe deputetë. Ku ka shëndetësi në Shqipëri? Ku një doktor paguhet 780 mijë lekë të vjetra. Ju flisni për rrugë por nuk keni bërë asnjë rrugë të re. Keni vënë traun, dhe kërkoni të vini akoma më shumë tra. Keni vënë traun në rrugën Tiranë-Durrës, në rrugën e Kombit. Ju flisni për integrimin, por e dini që ka fshatra që duan ujë, bukë, drita, duan infrastrukturë. Këto gjëra elementare akoma mungojnë në Shqipëri. Ç'kusur kam unë të merrem me kusuret e kundërshtimeve, e cdo gjëje që ka ndodhur në këtë kuvend, ç'kusur kam të merrem me opozitën që thotë se jam palë me ju, pse unë sot mund të mos kem bindjet e mia në këtë vend, të mos merremi me fantazmat e së shkuarës, unë kam bindjet e mia dhe do të qëndrojë në këtë vend bashkë me këtë grup se ne luftojmë për një elitë politike. Nëse jeni për retorikë bëjeni siç duhet por jo me propaganda të dalë boje.
Edi Rama: Zonja Hajdari këtë kusur të gjithë e kemi zgjedhur kur kemi vendosur të merremi me politikë. Për fat të keq politika në këtë vend është ende larg së qeni arti i të marrurit vesh mes njerëzve. Përsa i takon kusurit që ju thonë gjëra që nuk doni ti dëgjoni, ju siguroj që nuk jeni vetëm. Por është pjesë e zgjedhjes që bëjmë. Është e drejta dhe puna juaj, nuk mund t'i ankoheni askujt se atë kusur e keni për vete. Siç do thoshte Kujtim Gjuzi, çdo kush mban kryqin e vet. Sa i përket retorikës. Nuk është fjalë e keqe, është art. ZOnja hajdari ju duhet ta mësoni që deri para pak vitesh pjesa më e varfër që nuk ishin siguruar paguanin cdo ilac nga xhepi, sot prej disa vitesh ata janë në skemën e rimbursimit, 600 mijë.
Nga foltorja e Kuvendit kryeministri Edi Rama i ka kthyer ditën e sotme përgjigje akuzave lidhur me ndërtimin e dy rrugëve, në kuadër të zhvillimit turistik në vend. Rama tha se këto janë dy projekte shumë të rëndësishme për Shqipërinë turistike
"Sot shpërtheu në rrugën e vijimit të përditshëm të deformimit të vërtetave lidhur me dy projekte të lajmëruara kohë më parë dhe tani i kanë ardhur parlamenit. Dy projekte shumë të rëndësishme për Shqipërinë turistike. Rrugët Balldrem-Milot dhe Orikum-Dukat.
Rruga Milot-Balldrem do jetë një rrugë ku nuk do të bashkëpunojnë automjetet me bagëtitë. Do jetë rrugë e standardit A europian. Do jetë një rrugë që nuk do të pengojë lëvizjen e banorëve por nuk do t'i lejojë ata të futen në aksin kryesor që do të thotë se do ketë dy rrugë të tjera anësore. Akoma më e rëndësishme është se në atë shumë ka 13000 mijë euro për mirëmbajtje. Rruga që meriton një farë respekti është rruga e Kombit por edhe pse akoma nuk ka mbaruar kërkon para. Nuk është se garanton atë që ne e detyruam të bëjmë me vendosjen e pagesave për mirëmbajtjen e saj. Ndërsa kjo garanton mirëmbajtje për 13 vjet. Shteti paguan vit pas viti. Nuk janë para që jepen menjëherë. Ne duam të bëjmë rrugë më standarde europiane. Deri dje ata që vinin nga Kosova për të shkuar në Shëngjin ose Velipojë shikonin goma që të thonin nga duhet të kaloje. Por ndërkohë është një zonë me një zhvillim ekonomik shumë të madh. Rruga Milot- Balldrem ka dy tunele. Si mund t'i thuhet njerëzve e njëjta gjë në mënyrë të përsëritur. Nuk mbaj mend që kur kam shërbyer si ministër kulture, një punë që nuk është bërë shënjestër dhe tabelë qitje. Gjithmonë e njëjta gjë. Nga ana tjetër nuk gjej një punë që kanë bërë ata që meriton respekt të madh dhe pa kushte", tha Rama.
Kryeministri foli edhe për akuzat nga PPP-ve duke thënë se ato kanë krijuar lehtësira për shërbimet shëndetësore të qytetarëve shqiptarë.
"Është rasti për t'iu kthyer malit të shpifjeve lidhur me politikën tonë të shpallur për të ndërtuar PPP në funksion të zhvillimit. Sot janë mbi 1 milionë njerëz që kanë kaluar një ose disa herë kontrollin mjekësor falas. Njerëzit duhet ta kuptojnë se ajo procedurë falas para krijimi të PPP-ve ishte i pamundur. Përpara për këtë shërbim duhet të paguaje 80 mijë lekë. Këto nuk janë skema abuzive në kurriz të popullit, [or janë skema financimi për rritjen e shërbimeve në funksion të publikut. Vlera e tyre shihet tek përfitimi. Kjo ul shpenzimet për shërbimet. Shqipëria ka marrë vlerësime shumë pozitive nga organizata ndërkombëtare e shëndetësisë. 95 000 ndërhyrje të cilat falë PPP nuk bëhen më bisturi kineze por me standarde të larta. Partneriteti ka sjellë një shërbim privat. Sistemi ynë shëndetësor ka një strukturë të standardeve europiane. E njëjta gjë me laboratorët që do rrisin gamën e interesave në funksion të qytetarëve", deklaroi Rama.
Komentet ne kuvend zoti Rama, per punimet publike jane te domosdoshme per sa i perket informimit publik . Infrasteuktura moderne eshte domosdoshmeri per zhvillimin ekonomik, por populli si taksapagues kerkon nikoqirllek per shpenzimet e parave te tij. Megjithese PPP jane kritikuar nga te gjitha institucionet nderkombetare te financave ,po i quajme te mireqena,por duhet te publikoni analizen e kostos se ndertimit, qe njerezit mos te dyshojne per korrupsion shteteror,gjithashtu duhet te zhvillohen tendera dhe jo te paragjykohet investitori .E fundit te perjashtohen nga punet publike te gjitha kompanite off shore si vatra te korrupsionit shteteror dhe duhet marre miratimi i anbasadave te huaja per vertetesine e kompanive nga shtetet perkatese
Përgjigju