Kryeministri shqiptar Rama ka reaguar pas sulmeve të përgjakshme në Nicë duke i cilësuar si naziste, por ai shprehet se Franca dhe liria do triumfojnë.
“Strategjia e tmerrit nuk do ta gjunjëzojë kurrë botën e lirë! Nazizmi i ri do te mundet njësoj si i vjetri! Franca dhe liria do triumfojnë” shprehet përmes një statusi në faqen e tij në Facebook kryeministri Rama.
Nga sulmi terrorist ku një person hyri me shpejtësi me kamion në shëtitoren e Nicës humbën jetën 84 persona, mbi 150 mbetën të plagosur.
Mes viktimave nga raportimet e para mësohet se janë edhe 10 fëmijë, ndërsa 30 kanë mbetur të plagosur.
Autori i sulmit në Francë është një tunizian me shtetësi franceze, ndërsa ka vepruar i vetëm sipas mediave, por hetimet vazhdojnë.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com