Këshilli i ri i ministrave do të përbëhet nga kryeministri Edi Rama, një zv/kryeministër pa portofol, dhe 19 ministra, 3 prej tyre do të jenë ministra pa portofol.
“Struktura e qeverisë së re është ndërtuar mbi bazën e nevojave shumë të rëndësishme që ka vendi. Duke marrë në konsideratë domosdoshmërinë që të ketë shumë më tepër fokus e përgjegjësi të qarta mes sektorëve dhe shumë më tepër mundësi për të krijuar kushtet që të prodhojmë rezultate me shumë më pak shpenzime nga taksat e qytetetarëve", tha Rama.
Në fillim të muajit të ardhshëm do të paraqesim edhe përbërjën nominale të qeverisë së re dhe se numrin më të madh të posteve ministrore do e kenë gratë. Fjala e plotë e Edi Ramës
QEVERIA E RE E KRYEMINISTRIT EDI RAMA 2013 – 2017
KRYEMINISTRI
ZV/KRYEMINISTRI
1. MINISTRIA E FINANCAVE
2. MINISTRIA E BRENDSHME
3. MINISTRIA E MBROJTJES
4. MINISTRIA E JASHTME
5. MINISTRIA E INTEGRIMIT EUROPIAN
6. MINISTRIA E DREJTËSISË
7. MINISTRIA E ZHVILLIMIT EKONOMIK, TREGTISË DHE SIPËRMARRJES
8. MINISTRIA E ENERGJISË DHE INDUSTRISË
9. MINISTRIA E ZHVILLIMIT URBAN DHE TURIZMIT
10. MINISTRIA E TRANSPORTIT DHE INFRASTRUKTURËS
11. MINISTRIA E BUJQËSISË, ZHVILLIMIT RURAL DHE ADMINISTRIMIT TË UJËRAVE
12. MINISTRIA E SHËNDETËSISË
13. MINISTRIA E ARSIMIT DHE SPORTIT
14. MINISTRIA E MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË
15. MINISTRIA E KULTURËS
16. MINISTRIA E MJEDISIT
MINISTRAT E SHTETIT PA PORTOFOL:
1 MINISTËR PËR INOVACIONIN DHE ADMINISTRATËN PUBLIKE
2 MINISTËR PËR ÇËSHTJET VENDORE
3 MINISTËR PËR MARRËDHËNIET ME PARLAMENTIN
RAMA: ÇFARE NDRYSHON NGA KABINETI SOT
Kryeministria - Do të ristrukturojmë në mënyrë të plotë dhe të thellë godinën apo organikën e kryeministrisë. Do të ketë shkurtim të ndjeshëm të kësaj organike.
Komitetet ndërministrore - Do të ketë shkurtim drastik dhe reduktim të numrit të tyre.
Një Zv.kryeministër pa portofol - që do të fokusohet në çështje specifike për të çuar përpara prioritetet.
Ministria e Financave - Nuk ndryshon, por do të ketë reformë të thellë strukturore të brendshme.
Ministria e Brendshme - Nuk ndryshon, por do të ketë reformë të thellë strukturore të brendshme.
Ministria e Mbrojtjes - Nuk ndryshon, por do të ketë reformë të thellë strukturore të brendshme.
Ministria e Jashtme - Nuk ndryshon në kompetencat ekszistuese, por reforma strukturore e brendshme do të jetë e thellë.
Ministria e Integrimit Europian - Do të marrë një rol dhe fuqi të re në kushtet kur bëhet e domosdoshme për t’ië dhën fund një periudhe të stërgjatë kaosi në funksion të kryerjes së detyrave për agjencinë.
Ministria e Drejtësisë - Nuk ndryshon në kompetenca, por reforma e thellë dhe strukturore po ashtu do të përfshijë edhe këtë ministri.
Ministria e Ekonomisë ndahet në dy ministri - Ministri të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Ministri e Energjisë dhe Industrisë
Ministria aktuale e Punëve Publike dhe Transportit ndahet ne dy ministri: Ministri e Transporteve dhe Infrastruktures dhe në Ministri të Zhvillimit Urban dhe Turizmit
Ministria aktuale e Arsimit nga shtatori do të jetë Ministri e Arsimit dhe Sportit
Ministria aktuale e Bujqësisë - do të kthehet në Ministrinë e Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave.
Ministria e Shëndetësisë - mbetet me kompetencat ekzistuese dhe merr edhe mbrojtjen e konsumatorit, sipas fushës përkatëse.
Ministria e Arsimit dhe e Sportit - Bashkojmë arsimin me sportin në një ministri.
Ministra e Punës, e Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta - Ministri e Mirëqënies Sociale dhe e Rinisë
Ministria e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve - vetëm Ministri e Kulturës, që do të merret vetëm me trashëgiminë kulturore
Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave - do jetë vetëm Ministri e Mjedisit.
Ministria per Inovacionin Teknologjine e Informacionit dhe te Komunikimit nga shtatori do jetë Ministër pa portofol për Inovacionin dhe administratën publike
Qeveria e re do të ketë:
Një ministër pa portofol për Inovacionin dhe Administratën Publike
Një ministër të Marrëdhënieve me Pushtetin Vendor
Një ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin
QEVERIA E RE, ME NUMRIN ME TE MADH TE GRAVE NE HISTORI
Pas njoftimit të strukturës së qeverisë së re, ka shënuar në profilin e tij zyrtar në Fb se qeveria e re do të ketë numrin më të madhe të grave që një qeveri ka pasur.
“Për të gjithë ata që pyesin pafund për përbërjen e qeverisë, mund të them vetëm se do ketë numrin më të madh të grave në historinë e vendit.” – shkruan Rama.
Redaksia online
(sg/arsh/mag/shqiptarja.com)