TIRANE - Kryeministri Edi Rama ka uruar sot "me emocionin e një kohe të re të filluar për vendin", të gjithë studentët për fillimin e ri të ri akademik. në një mesazh të publikuar online, pikërisht nga takimi që ai ishte duke ndjekur me drejtuesit dhe mjekët e QSUT-së, Rama ka shkruar edhe urimin për studentët dhe stafin akademik.
"Në këtë fillimviti të ri akademik,"- shkruan Rama, - "dua t’i uroj studentëve forcë ëndrrash, synimesh dhe kurajo për të ecur drejt të nesërmes pa u tërhequr nga vështirësitë.
Jetësimi i ëndrrave dhe realizimi i synimeve të tyre është jetësimi i Shqipërisë së Gjeneratës tjetër. Është misioni i qeverisë sonë.
Me stafin akademik jemi partnerë në këtë mision, i cili orientohet nga forca e aspiratave dhe shpresave të brezave të rinj.
Me emocionin e një e kohe të re të filluar për vendin, që përkon me kohën e re të këtij viti akademik, përcjell urimet e përzemërta për sukses të gjithë studentëve dhe për një vit të mbarë të gjithë stafit akademik,"- shkruan në përfundim Kryeministri.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com