Rama: Vaksinim i detyrueshëm për një kategori personash, përfshirë pedagogët dhe studentët! Nuk mund të thonë 'nuk dua', në të kundërtën të mos hyjnë në auditore

TIRANË- Shqipëria po shqyrton mundësinë për të bërë me detyrim vaksinën anti-COVID, për një kategori të caktuar personash që janë në kontakte të afërta me njerëzit në punën e tyre të përditshme. Pedagogët dhe studentët do të jenë  ndër të parët, ka paralajmëruar sot kryeministri Edi Rama, i cili i tha ministres së Arsimit, Evis Kushi që të njoftojë rektoratet që të bëhen gati!

Kush nuk ka bërë vaksinën anti-COVID, nuk do të lejohet që të hyjë në auditor, duke nisur që nga pedagogu deri të studenti. Një vendim i tillë, i marrë shkak edhe nga shtetet e tjera, Rama tha se bëhet me qëllim që të mbrohen të gjithë qytetarët e tjerë që e kanë bërë vaksinën dhe se nuk do të pranohen justifikime "nuk dua apo nuk kisha dijeni". 

"Duhet t'ia shpjegojmë rektoratit, vaksinimi për studentët do të jetë i detyrueshëm, që ta dinë që nëse vjen momenti, e të mos thonë "pse s'na thatë, dua 'sdua", se ata që kanë pjesë të aktivitetit të tyre bashkë me të tjerë është përgjegjësi që nëse për veten mund të thonë s'dua t'ia di të tjerët, s'mund të t'i marrin të tjerët në qafë. Do vijë momenti që vaksinimi për studentët në auditore të jetë i detyrueshëm. E pamundur që të lejojmë që të kemi një përshkallëzim të panevojshëm të numrave dhe të shkojmë në masa që kurrë nuk duhen kthehen pas. Edhe me pedagogët e njëjta gjë. Nuk ka "nuk dua", pedagogët që hyjnë në auditor, studentët kanë përgjegjësi të mbrojnë të tjerët dhe shteti ka për detyrë që të mbrojë dikë që është i vaksinuar nga ai që nuk vaksinohet. Mund të mos e bësh, por rri jashtë, nuk futesh në auditor. Mund të vij momenti që për disa kategori të bëhet e detyrueshme dhe këtu, se tjetër gjë për atë që rri në shtëpi, por kush ka punë apo aktivitete të tilla që është në kontakt me njerëzit e tjerë në distanca të afërta nuk mund të thotë s'dua, ose të thotë s'dua por të tërhiqet nga ai ndërveprim deri sa të jetë virusi vërdallë", tha Rama.

Vaksinimi me detyrim ishte përjashtuar më herët si mundësi nga qeveria shqiptare, por nisur nga fakti që varianti "Delta" ka ndikuar në një rritje në shifra të frikshme të rasteve të reja ka bërë që shumë shtetet si Greqia, Italia, Britania e Madhe, mes tyre edhe Shqipëria të mendojnë hedhjen e këtij hapi. Ndër argumentet që Rama listoi sot teksa ishte në Rezidencën Studentore Universitare nr. 2, është që të shmanget karantina totale apo masa të tjera ekstreme anti-COVID që u morën në kulmin e pandemisë në vendin tonë. 

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë u regjistruan 844 raste të reja, e ndërsa numri i të vaksinuarve ka shkuar mbi 1 mln. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,386,713 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 594,050 qytetarë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës, megjithatë ekzistojnë edhe një numër i madh i qytetarëve që janë ende skeptik.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 26/08/2021 23:21

    O Rame cfare po thua ? Shteti do mbroje te vaksinuarit nga te pavaksinuarit ??!! Te vaksinuarit jane te mbrojtur se kane bere vaksinen,kane nje fare imuniteti.Pergjigjja e sakte eshte te mbrohen ata me sistem imunitar te dobet nga te pavaksinuarit.

    Përgjigju
  • Rilindja e studenteve: 26/08/2021 21:03

    Mesa duket kete vjeshtë Rama dhe Basha do të bien dhe studentet paskan për ti derguar në Spaç keto dy lider jashttokesore! Öre po akoma skeni bere mesuesit ! Jane disa mbi 65 vjec nuk e kanë bere vaksinen merreni me studentet dhe me moshat nen 18vjec ! A do karantinohen afganet mos kanë ndonje variant te ri se Rama e ka prere bileten bashke me Bashën për në pushimet e kampit Spaç!

    Përgjigju
  • Keshilltari: 26/08/2021 19:04

    Degjojeni Ramenin ca thot , vete i gjate vendime te rennda ah sa lezet i kane. Si mini ballkani sa mbaroje koferenca flak i gjithe ballkani.

    Përgjigju
  • Orwell: 26/08/2021 15:26

    Keshtu fillon...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?