Ndërrojnë jetë 3 qytetarë nga COVID, mes tyre dhe një 20-vjeçar nga Korça! Shënohen 844 raste të reja në vend

Ndërrojnë jetë 3 qytetarë nga COVID, mes tyre dhe një 20-vjeçar nga Korça! Shënohen 844 raste të reja në vend

Foto ilustruese

3 qytetarë kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit, mes tyre dhe një 20-vjeçar nga Korça më sëmundje bashkëshoqëruese. Betejën me sëmundjen nuk e kanë fituar edhe një qytetar 69 vjeç nga Shkodra dhe një qytetar 81 vjeç nga Vlora.

Ndërkohë shifrat e qytetarëve të infektuar me COVID, kanë pësuar rritje krahasuar me një ditë më parë. Në njoftimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 7725 testime të kryera në 24 orët e fundit, 844 qytetarë kanë rezultuar pozitiv. Edhe numri i qytetarëve të shtruar në spitale është rritur. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 91 pacientë.

Aktualisht janë 7070 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Ndërkohë janë shëruar 204 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,812 që nga fillimi i epidemisë. 

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Rastet pozitive në këto bashki:

246 raste në Tiranë, 119 në Shkodër, 41 në Durrës, 37 në Vlorë, 35 në Lezhë, nga 29 raste në Kavajë, Krujë, 26 në Sarandë, nga 23 raste në Vau i Dejës, Fier, 21 në Elbasan, nga 20 raste në Berat, Kamëz, 19 në Kurbin, nga 18 raste në Malësi e Madhe, Lushnje, 11 në Kukës, 10 në Kuçovë, 8 në Gramsh, 6 në Vorë, nga 5 raste në Rrogozhinë, Divjakë, Gjirokastër, Pogradec, Peqin, nga 4 raste në Librazhd, Belsh, Kolonjë, Korçë, Selenicë, nga 3 raste në Shijak, Dibër, Patos, Himarë, Maliq, Cerrik, nga 2 raste në Poliçan, Dimal, Devoll, Këlcyrë, Libohovë, Mallakastër, Mat, Has, nga 1 rast në Mirditë, Klos, Delvinë, Përmet, Memaliaj, Skrapar, 

Statistika (25 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         844

Të shëruar në 24 orë       204

Të shtruar në spitale       91

Humbje jete në 24 orë     3

Testime ditore                 7725

Testime totale            1,013,266

Raste pozitive             141,365

Raste të shëruara         131,812

Raste Aktive                    7070

Humbje jete                     2,483

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             2687

Shkodër          1215

Vlorë               640

Fier                  551

Durrës             477

Lezhë              367

Elbasan           332

Berat               269

Gjirokastër       198

Korçë               156

Kukës              102

Dibër                 76

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri

Spanjë/ Zbulohen pamjet, ja se si agjentët e Guardia Civil bastisën bazën e ‘skifterëve’ shqiptarë! 13 vjedhje, 5 të arrestuar, 22 mijë euro cash e bizhuteri