Rama sulmon Dulen: Vinte në 
zyrë për tenderë dhe drejtorë

Rama sulmon Dulen: Vinte në <br />zyrë për tenderë dhe drejtorë
Nga Delvina, kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish kryetarin e PBDNJ, Vangel Dule, i cili kandidon në listat e PD në Qarkun e Vlorës. 

Rama tha se Dule i ka shkuar në zyrë për tenderë dhe drejtori, ndërsa asnjëherë nuk ka kërkuar as edhe investimin më minimal në zonat e minoritetit. 

"Dule s'ka ardhur të më kërkojë një gozhdë për minoritetin.

Ama për inspektorë, drejtorë dhe prokuratorë tenderash ka nevojë partia, janë njerëzit tanë, kanë luftuar, thotë. Po për çfarë kanë luftuar ata? E përsëris kjo duhet të marrë fund",
u shpreh Rama.

Ai kërkoi votë për PS-në në qarkun ku ai kandidon për deputet edhe për të ndëshuar PD-në dhe listat e saj ku ndodhen si Dule i cili përfaqëson minoritetin grek ashtu edhe Dashamir Tahiri nga radhët e komunitetit çam. 

"Dule del në fushatë dhe iu thotë më votoni mua që të dalë edhe Dashi i Havasë. Por Dashi i Havasë këtë herë nuk ka asnjë shpresë, nuk e nxjerrin dot deputet", tha Rama. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com  

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur