Që në fillim Rama vuri dukje njëanshmërinë që drejtuesi i emisionit prezantoi në pyetjet e tij dhe në alternimet përmes paraqitjes së kronikave për elementë të ndryshëm të bllokut të pyetjeve, të shoqëruara të gjitha me komentin e gazetarit. Çka e ka detyruar kryeministrin t’i kujtojë drejtuesit të emisionit që “ky s’është shtypi që i duhet vendit, kjo nuk është gazetari”. Këtë qëndrim e ka përcjellë disa herë, duke e vënë shumë në siklet drejtuesin e emisionit, që ka filluar të ndryshojë listën e kronikave. Deri atëherë kishte transmetuar disa inserte të përgatitura nga redaksia që Rama i ka kritikuar me tone të ashpra.
Kur prsh është përmendur “aksidenti” i ndodhur në Kuuvend, ku nga goja e Ramës është artikuluar pa zë një fjalë jo e përshtatshme, për të cilën pastaj ai kishte kërkuar falje publike. Pastaj sulmi i emisionit ndaj Ramës ka vazhduar me një tjetër kronikë për procedurën e legalizimit falas, që sipas kryeministrit ishte plot me pasaktisura. E njëjta situatë dhe i njëjti reagim ka ndodhur dhe te kronika tjetër ku rastet e marrjes së drejtuesve në punë, të denoncuara dhe nga PD, janë cilësuar nga Rama si shpifje të TV, pasi s’paraqitet argumenti i palës tjetër. “Ky është lavazhi i trurit” akuzon Rama, duke sqaruar se “vetëm tre nga rastet e paraqitura kanë rezultuar problematike e ne kemi marrë masat e duhura”.
Ndërkohë rastet e tjera ishin thjeshtë propagandë politike. Kjo e ka detyruar drejtuesin e emisionit që të zbusë qëndrimin, duke hequr nga skaleta një kronikë, gjë të cilën Rama vetë e kundërshtoi duke thënë se “nuk është e nevojshme të hiqet, por ta paraqisni, që publiku të shohë se çfarë shtypi bëni ju”. Pastaj ka ardhur radha e kronikës së dytë e përqëndruar në ngjarjen e Mallakastrës kur policët liruan me forcë godinën e paligjshme që ishte pushtuar nga njerëzit: Fevziu ka urdhëruar regjinë ta transmetojë “vetëm si mbulim pa audio”, ndoshta duke qënë i trembur nga teksti i përgatitur që shoqëronte sinkronin.
Legalizimet dhe qeverisja
Në një klimë më të qetë emisioni ka vijuar më tej në kufinjtë e normales. “Vendi ka një kryeministër që kërkon ndjesë publike. Ka pasur kryeministër që vrau në bulevard dhe akuzoi, që vrau për implikim të familjes së tij e akuzoi Nju Jork Times si letër higjenike dhe mbron vetëm krimin”, deklaroi Rama. Teksa ka folur për legalizimet, ai ka nënvizuar se do marrë fund pagesa deri në 10 milionë për një proces janë falas, por që nuk kanë të drejtë të japin tokën e pronarëve apo të shtetit falas. “Çmimi i tokës shumë më i ulët, e sipas niveleve.
Kur paguan menjëherë paguan 20% më pak, 50% me letra me vlerë. Kush s’ka asnjë lek legalizimi do bëhet falas. Shtëpinë e ke falas, por ke kufizim hipotekor sa çmimi. Nëse e shet është në shitje bashkë me borxhin që ke”, tha Rama. “Do na paguash 4 mln, do marrim 3.6 milionë, 400 mijë mbaji dhe paguaj energjinë”, tha kreu i qeverisë. Ndërkohë ai tha se të gjitha ndërtimet pa leje që pengojnë rrugën nacionale do shemben, ndërtimet pa leje për qëllime fitimi vetëm me çmimin e tregut. Ndërsa ndërtimet pa leje për qëllime fitimi në rrugët nacionale dhe zonat tjera me rëndësi, rruspën. Rama vlerësoi punën e policisë, ministrit të Brendshëm.
Ai tha se me Greqinë ka një diskutim tërësor për të gjitha çështjet që duhen zgjidhur mes dy vendeve. “Ne s’mund bëjmë sikur këto çështje s’ekzistojnë, që nga çështja çame deri te toponimet që janë një tërësi problematikash që do trajtohen e zgjidhen njëherë e mirë. Dhe për marrëveshjen e detit besoj se nga pala tjetër ka një mirëkutpoim dhe vetëdije se qeveria shqiptare kërkon të forcojë miqësinë por s’cedon asgjë në ato që janë çështje që ne nuk i harrojmë dot dhe nuk i lëmë pas krahëve”, tha Rama. Ai përjashtoi ndryshimet në qeveri, vetëm nëse ndonjë ministër shkel ligjin apo kontratën me popullin. Rama u shpreh i vendosur për të shkuar dhe në Tropojë, pavarësisht se ka menduar për të si për Vlorën. Ndërsa Metën e cilëso partner strategjik, që garanton një partneritet të suksesshëm qeverisës.
Shkrimi u publikua sot (2.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)