Kryeministri Edi Rama tha se gazetarët që kanë dalë në protestën nuk e kanë mbështetjen e organizatave të gazetarëve dhe të shoqërisë civile. Ai foli për organizata të rreme që ngrënë kauza për të tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve, kur në të vërtetë sipas tij qëndrojnë vetë gazetarët. Për këtë dha shembullin e Mero Bazes, botuesit të gazetës Tema.
"Unë kam patur komunikimin edhe me ata të BE, edhe me ata të Këshillit të Europës dhe u kam thënë që ju nuk e keni lexuar ligjin për të cilin flisni dhe jeni nën presionin e organizatave të rreme, si organizata e Mero Bazes - e ka dhe Merua një organizatë që e përdor herë pas here kur i duhet për të ngritur ndonjë çështje të të drejtave të shtypit sepse e di shumë mirë se kur ata andej shohin që organizata po ankohet, nuk shohin se kush është organizata, por menjëherë ngrihen për të mbrojtur lirinë. Organizata të rreme fals si profilet fals në Facebook apo si dikush që në emër të një organizate del te Rai3 pa pikën e turpit dhe flet për burgjet që janë mbushur me gazetarë, flet për censurën dhe hatatë që bëhen këtu. Këtu në fakt të censuruar janë ata që kanë të drejtë, ata janë të censuruar dhe që nuk kanë asnjë kapacitet mbrojtës sot që flasim dhe nuk është se do të ketë ndonjë kapacitet të jashtëzakonshëm mbrojtës kur të kalojë ky ligj.Absolutisht jo! Por të paktën do të kenë një instrument në dispozicion, ata janë të censuruarit e mëdhenj", tha Rama, ndërsa shtoi se portalet kanë bërë viktima qytetarët e thjeshtë.
"Gra dhe vajza që hidhen në tezgat e këtyre si prostituta. I bëjnë prostituta këta. Shërbëtorë të shtetit që i bëjnë hajdutë, kusarë matrapazë dhe oligarkë, nga mëngjesi deri në dark, këta", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Portalet 'shpëtohen' nga mbyllja, por u rritet gjoba (dhe nuk pezullohet pa folur gjykata)! Parlamenti voton ligjin anti-shpifje /VIDEO- Ndryshimet e fundit
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
39.8%
-
I keq
21.6%
-
As i mirë as i keq
38.6%
Vota total: 88
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor, 18:31
-
Spiropali uron besimtarët për Krishtlindjet: Jezu Krishti na tregon se dashuria është forca më e madhe njerëzore dhe jo sundimi, pushteti apo pasuria!
24 Dhjetor, 17:48
-
Rritet lehtë edhe inflacioni bazë, në nëntor arriti në 2.34%
24 Dhjetor, 14:28
-
‘Propagandë me TikTok-un, por janë kokë e këmbë në EncroChat’, Basha: Më 11 maj të pastrojmë politikën nga të korruptuarit
24 Dhjetor, 12:35
-
'Djathtas 1912' partia e parë që deklaron votën: Jemi pro zgjatjes së mandateve të prokurorëve të SPAK! 70% e qytetarëve e mbështesin, i vetmi që lufton korrupsionin
21 Dhjetor, 18:00
-
Takimi i dy Kuvendeve/ Spahiu për Report TV: Kurti premtoi bashkim kombëtar, por për 4 vjet shpiku idenë e kombit kosovar! Të hiqen kufijtë Shqipëri-Kosovë
21 Dhjetor, 15:36
-
Rama: Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së që Rexhep Qosja i kërkonte në udhëtimin historik drejt Rambujesë
21 Dhjetor, 13:11
-
Ministrja e Kurtit sulmon Ramën pas fjalimit në Kuvend! I përvishen shqiptarët e Kosovës: Si nuk ke turp?!
21 Dhjetor, 09:56
-
Mbledhja e Kuvendeve Kosovë-Shqipëri, Kreshnik Çollaku: Ngjarje pozitive! Rama provokoi, bëri fushatë kundër Kurtit
20 Dhjetor, 17:44
-
Deklarata e përbashkët e Kuvendeve Kosovë-Shqipëri: Dënohen sulmet në veri, thirrje Serbisë t’i dorëzojë autorët
20 Dhjetor, 16:58
-
Transfertat në SEPA, data më e afërt për bankat shqiptare është 5 tetori 2025
20 Dhjetor, 10:58
-
Shqipëri-Kosovë një Kuvend, Rama: Pezmatimi i aleatëve po pengon! 'Ngrini' dialogun me Serbinë, normalizimin synojeni me BE! Osmani: Të unifikojmë politikën e jashtme
20 Dhjetor, 07:28