Rama sulmon nga Klan: S'është
krim fotoja me Barak Obamën

Rama sulmon nga Klan: S'është<br />krim fotoja me Barak Obamën
TIRANE - Kryetari i PS Edi Rama në emisionin “Opinion” me Blendi Fevziun flet për foton me Obamën, ruajtjen e votës dhe koalicionet.
 
Bogdani thotë që keni gënjyer e keni shkelur kodin në SHBA?
Këta dalin në fotografi me kriminelë që i kërkon policia shqiptare dhe thonë është çështje miqsh. Unë dal në foto me presidentin e SHBA dhe më akuzojnë. Këta shkatërruan Kodin elektoral të Shqipërisë me akuzojnë mua se kam shkelur kodin e SHBA. Kjo është e pavërtetë. Unë s’kam bërë foto me presidentin në mbledhje fondesh. E kam bërë në një mjedis ku e kam takuar presidentin e SHBA dhe kam pasur fatin të jem me atë.
 
Në çfarë aktiviteti e bëtë foton?
Kur ta merrni në intervistë pyeteni...
 
A keni paguar 80 mijë dollarë?
Jo s’kam paguar. Kjo është çmenduri. Unë s’merrem fare me këta. As denjoj të merrem.
 
Po është kërkuar hetim?
Po mirë le ta hetojnë e të shohim ku do dalim. Si mund të shkosh të takosh presidentin e SHBA në shkelje ligji. Jeni në terezi ju, si mund të takosh kështu presidentin e SHBA, se i bie që kanë shkelur ligjin ata. Kongresmenët bëjnë shumë nga këto. Është një dëshpëim i madh. Këta e kanë humbur toruan. Kanë humbur dhe mbështetjen e bëjnë një lloj propagande që është në grahmat e fundit.
 
Mbështetjen e konfirmon data 23 qershor...?
Këtë do e konfirmoi ju. Këtë radhë nuk do të vjedhin dot.
 
Kandidatët për deputetë, Bogdani tha se ka të inkriminuar?
Është një lolo, që merr përsipër të bëjë rolin. Ky karagjoz akuzon një deputet të PS. Nëse në dëshminë e penalitetit do të kishin njollë nuk do ti kishin nxjerrë.
 
A ka njerëz të inkriminuar në listat e PS?
Kr kam hartuar listëtn pas gjithë konsultimeve për deputetët, para se ta kalojë në aprovim u kam kërkuar të gjithë deputetëve dëshminë e penalitetit e kam marrë dëshminë e penalitetit që është e bardhë për të gjithë.
 
Por nëse dikush rezulton i dënuar më pas....?
Nëse ndonjë ka pas probleme kur ka qenë i vogël kjo është çështje tjetër. Unë di që kam marrë dëshminë e janë pa asnjë njollë.
 
Jeni deklaratë që nuk plotësoni deklaratën e pasurisë?
Unë nuk kam detyrim të plotësoj deklaratën e pasurisë siç e kam pasur kur isha në krye të bashkisë. Unë kam detyrim të deklaroj të ardhurat dhe e kam bërë në rrugë postare. Kam marrë vesh nga mediat që Drejtoria e Tatimeve ka thenë që s’kam bërë deklarimin. Në po atë ditë e kam bërë dhe deklarimin në rrugë online.
 
Keni pesë vite afat për të deklaruar pasurinë?
Ai që ta çoi me sms këtë pyetje nuk merr vesh nga ligjet.
 
Znj.Laura Vorpsi u ka akuzuar për çështjen e pasurisë?
Çfarë mund të them për këtë recitimin që bëri Laura.
 
Si ishte tuneli Tiranë-Elbasan. Ju kini votuar kundër?
Jo nuk kemi votuar kundër. Nuk ka pasur ndonjë herë votim për votimin e tunelit në Parlament. Kjo është historia, që i thotë Sali, e thotë Larua, e thotë Gerti dhe pastaj e thotë Fevizu. Nuk ka votime në Parlament për tunelin. Kemi votuar kundër buxhetit.
 
Pse jeni xheloz se kryeministri bën rrugë?
Bërja e rrugëve është çështje parash dhe standardesh. Nuk është ndonjë shpikje, s’është novacion që ka ndonjë filozofi të madhe. Mjaftojnë para, projekte e standarde. Paratë janë harxhuar lumë.
 
Po më 2002 dhe në 2005 nuk kishte para që nuk u bënë rrugë?
Unë nuk kam ardhur të përgjigjem për kohën e Zogut. Të dielën janë zgjedhjet. Unë nuk po ece në rrugët e Saliut por po ecim në rrugët që janë ndërtuar me paratë e popullit shqiptarë. Sot Saliu nuk ka çfarë thotë për tunelin e papunësisë.
 
Berisha rrëzoi komunizmin...?
Ç’Sali, Saliun e dërgoi Ramiz Aliza. Alia e futi në politikë ky e futi në burg. U përkasim dy botëve krejt të kundërtara. Ai i përket botës së PPSH që nga prehëri i saj u hodhën në krahët e Lëvizjes Demokratike. I përkas një bote të frymës demokratike. Çfarë bëri Berisha, iku në Kavajë me Kastriot Islamin dhe kërkoi vota në emër të luftës kundër komunizmit.
 
Që është në koalicion me 4 parti komuniste?
Lëri këto. Unë jam këtu jo për tu marrë me Saliun personalisht. Shqipëria s’ka arsye që të mbajë në kurriz një figurë të lodhur.
 
E keni akuzuar me një fjalor të papërshtatshëm për moshën?
Katragjyshi me antipulumb është një simbol.
 
Me batuta kafenesh do ta mundni?
Në radhë të parë e ka mundur keqqeverisja. E ka mundur fakti që ky vend nuk ka ujë për të pirë.
 
Siç deklaruan për legalizimet se do ti mbaroni keni deklaruar se do lejoni fraksionet në parti e do jepni dorëheqjen po të humbnit?
Unë dorëheqje mes zgjedhjeve të vjedhura nuk mund të jepja dhe nëse do të jepja unë sot s’do isha këtu tre ditë para zgjedhjeve. Çfarë bëri Berisha, i
 
Tradhëtarët...?
Tradhëtarët në Shqipëri janë kontinuitet historik, s’kemi çfarë të bëjmë. Këtu bën pjesë dhe Kaç Islami.
 
Do tërhiqeni para presionit të fushatës...?
Nuk tërhiqem unë përpara hajdutëve të vota. Nëse këtë herë do të prekin votën ju siguroj se do të duhej të kishin përgatitur dhe vrimën ku do të jenë futur.
 
Nëse ndodh....?
Kodi penal i Shqipërisë, i parë ka rënduar dënimet me burg për ata që prekin votën. Nëse dikush merr përsipër të shkojë të prekë votën, duhet të ketë marrë më parë parasysh se në ç’vrimë do të fshihet. Nëse në këtë hajdutëri do marrë pjesë dhe Saliu të gjejë dhe ai vrimën ku të futët.
 
Këtë bëtë paralajmërim dhe më 21 janar...?
Ëeshtë fatkeqësi që ju të mbani këtë rast anën duke risjellë këtu kërcimin e një kryetari qeverie që nga mbledhja kërcënonte kreun e opoizitës me vrasje. Nëse një kryeministër i vendit demokratik do ta kishte bërë do çohej me ambulancë për ta vënë nën një kurë të fortë intensive.
 
Do jeni trembur kur thoni se e mbani mend...?
Për protestën ku u pushkatuan pa gjyq katër njerëz, ne nuk do lënë gurë pa lëvizur për t’i vënë para drejtësisë autorët.
 
Mitingjet në dy qytete....?
Do bëjmë një gjë të re, mitingje në dy qytete në të njejtën kohë. Shkodra dhe Vlora do të jetë bashkuara në hapësirën virtuale. Ky është një messzh i fortë që ne vijmë si një parti që do bashkojmë vendin, larg dasive, jo si Berisha që e ka ushqyer si sekretar i PPSH dasinë. Prejardhja ime nga nëna është nga Mirdita, gjyshja ime është nga Shkodra. Ndaj ky katragjysh e sekretar i PPSH, nuk duhet të mbajë peng njerëzit me këta shenja dasish
 
Kush do jetë kryeministër...?
Forca e parë politike brenda koalicionit fitues do të ketë të drejtën e përcaktimit të kryeministrit. Berisha ka humbur.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë

GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë