Rama: Të ndërhyjë urgjent Kuvendi

Rama: Të ndërhyjë urgjent Kuvendi
TIRANË – Në mbledhjen e grupit kuvendor socialistët kanë diskutuar lidhur me situatën emergjente në vend. Kryesocialisti Rama përsëriti se qeveria po bën shurdhin dhe në këtë moment nevojitet ndërhyrja urgjente e Kuvendit.
“Vendi përballet me koston e trefishtë të shurdhërisë: izolim nga dëbora të dhjetra familjeve, krizës energitike në cdo shtëpi dhe përmbytjetet e rradhës që me këtë borë massive është e pashmangshme. Duhet të ndërhyjë urgjentisht parlamenti e të imponojë masa financiare nga qeveria. Situata nuk kapërcehet më 400 mijë dollarë. Nesër do të bëjmë public një plan për 3 krizat që prekën e do prekin Shqipërinë. Këtë plan do ta mbrojmë të enjten në parlament, si një plan që duhet adaptuar menjëherë”, tha kryesocialisti.
Ai shprehur mirënjohje për deputetët e majtë por edhe ata të mazhorancësqë kanë qëndruar pranë njerëzve dhe kanë ndihmuar njerëzit.
“Kjo nuk është orë për politizime të panevojshme. Ligji i emergjencës civile përcakton qartë detyrën e qeverisë. Por, ekzekutivi nuk ka bërë asgjë sipas ligjit. E kotë të kërkosh përgjegjësinë të prefektet që kanë ngritur duart lart. Kriza nuk do mbarojë as me borën dhe as me përmbytjete. Plagët që janë hapur duan një plan kurimi të posacëm. Ky cikël që pësëritet çdo vit duhet të ndërpritet”, tha Rama përpara deputetëve.


Deputetët  raportuan më pas për zonat të cilat ata mbulojnë, duke e cilësuar situatën problematike për shkak, sipas tyre, të myngesës së fondeve për përballimin e gjendjeve.

DIBËR
Deputeti i qakur të Dibrëës, Qemal Minxhozi ka deklaruar se gjendja është e rëndë. ”Sot janë të bllokuar 160 fshatra, ku pjesa më e madhe është në rrethin e Dibrës me 150 fshatra. Është situatë e vështirë, sepse komunat janë gjetur të papërgatitura me fonde e burime njerëzore. Është folur që kanë ardhur ndihma që kanë qenë simbolike, në rrethin e Bulqizës, ka pasur dy herë ndihma, njëherë nga ajri njëherë nga toka. Këto pako përmbajnë një kg oriz, sheqer, fasule, ilaç për rroba, sapun e vaj. Për këtë situatë kjo është simbolikë tepër e vogël. Kërkohet emergjencë e jashtëzakonshme reale, strukturat e Ps në qarkun e Dibrës, janë thirrur në mbledhje urgjente për të qenë pjesë e shtabeve që janë krijuar. Ky proce të mos politizohet, por të gjithë së bashku të ecim përpara për t'i dalë ballë situatës. Ky problem duhet trajtuar edhe në parlament”, tha Minxhozi.


KUKES
Ndërsa për qarkun e Kukësit, Asllan Dogjani, deputeti i zonës deklaroi se banorët e këtij qarku janë në kushte të vështira për shkak të mosndërhyrjes së shtetit. “Mosmarrja e masave në kohën e duhur nga ana e strukturave të shtetit ka bërë që 14 komuna të jenë të bllokuara. Janë të bllokuara akset që lidhin qendrën e qytetit me komunat. Kanë ardhur 300 pako për gjithë rrethin në Tropojë, por është e pamundur të bëhet shpërndarja nëpër komuna dhe banorët po kërkojnë ndihma, sepse dhe në qytet është e pamundur për të mbijetuar”, u shpreh Dogjani.


KORÇË
Deputeti i Korçës, Alfred Dalipi tha se në Devoll dëbora kalon mbi 1 metër.  “Në këto rrethe nuk ka pasur asnjë fluturim, pavarësisht se ka patur situatë emergjente. Në Panarit ka disa nëna shtatzënë që presin të lindin. Në Pogradec 7 fshatra të bllokuara dhe në total 231 familje të izoluara, nuk është paraqitur asnjë mjet për hapjen e rrugëve. Komuna Velçan, 7 fshatra të bllokuar totalisht, kryesisht fshatra që janë në kufij me Gramshin të bllokuara rreth 3 mijë banorë, nuk ka ndihmë me medikamente. Në rrethin Kolonjë, situata tepër e rënduar në dy komuna të cilat prej 30 ditësh nuk kanë energji elektrike. Mbi 85 mijë krerë gjenden nën presionin që nga dita në ditë mund të ngordhin:, tha Dalipi.

MALËSI E MADHE
Deputeti Paulin Sterkaj, i cili raportoi për Malësinë e Madhe tha se në këtë zonë nuk ka mbërritur asnjë ndihmë. “Është e pamundur që fshatarët të kenë cdo mjet jetesa për rezerva 6 mujore. Qeveria duhet të kishte marrë masa për rezerva. Deri më sot në Malësinë e Madhe nuk ka ardhur asnjë ndihmë për zonat me probleme”, tha Sterkaj.



(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar