“Gjithë kjo zonë nga bregdeti deri në malin e Skënderbeut është një nga pjesët më të bukura të Shqipërisë. Por ama nga ana tjetër i takon edhe gjeneratës tuaj në radhë të parë, që mos lejojë që kjo pjesë e mrekullueshme e Shqipërisë të shkatërrohet dhe të shëmtohet dita ditës nga një politikë e verbër ndaj bukurisë së vendit tonë. Nga një politikë e shurdhët ndaj zërit që buron prej historisë së vendit tonë dhe që është amaneti që të parët na lanë ne e që ne u kemi detyrim brezave që vijnë për të ruajtur Shqipërinë të bukur dhe për ta bërë Shqipërinë të begatë, duke besuar se bukuria është pasuria më e madhe që ka vendi ynë”, ka theksuar kryesocialisti Rama.
Duke marrë fjalën në takim, kryetarja e FRESSH Elisa Spiropali iu drejtua të rinjve me sigurinë për fitoren e PS në zgjedhjet e vitit 2013. “Ne jemi FRESSH sepse nuk nënshtrohemi. Ne jemi FRESSH sepse nuk ulim kokën. Ne jemi FRESSH sepse do sjellim ndryshimin në 2013 me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste”, tha Spiropali.
Kryetari i Bashkisë së Durrës, Vangjus dako në fjalën e tij për të rinjtë u shpreh se ishin pikërisht ata që i dhanë fitoren PS-së në qytetin bregdetar dhe do jenë ata një nga forcat kryesore që do i japin PS-së fitoren në 2013.
(eç/shqiptarja.com)