Rama takim 45 minuta me Nishanin
në fokus BSH dhe Gjykata e Lartë

Rama takim 45 minuta me Nishanin<br />në fokus BSH dhe Gjykata e Lartë
TIRANE - Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kreun e shtetit Bujar Nishani, në ambientet e Presidencës. Kryeministri mbërriti në Presidencë rreth orës 16:00, dhe ku takimi mes tyre zgjati rreth 45 minuta. 

Pavarësisht se nuk ende asgjë zyrtare lidhur me takimin e tyre, mendohet se në fokus të kenë qenë çështjet më të rëndësishme për momentin, siç është Guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë dhe plotësimi i vendeve vakante në Këshillin Mbikqyrës. Lidhur me këtë të fundit, pas mbylljes së aplikimeve online të kandidatëve, Kuvendi në seancën e sotme, votoi mëyrën e përzgjedhjes së kandidatëve për në bordin drejtues të Bankës së Shqipërisë.

Gjithashtu pjesë tjetër e diskutimeve mendohet të kenë qenë dhe dhënia fund e ngërçit sa i përket anëtarëve të Gjykatës së Lartë, ku sërish Kuvendi rrëzoi emrat e propozuar nga Presidenti Nishani.

Për këtë çështje edhe kryeparlamentari Ilir Meta ditën e djeshme, u kërkoi palëve të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin si dhe kërkoi nga ata vendosjen e kritereve shtesë për përzgjedhjen e anëtarëve. 

Edhe më herët krerët e shtetit kanë zhvilluar takime mes tyre lidhur me çështjet më të rëndësishme, mes të cilave edhe guvernatori i ri i BSH, që siç kanë theksuar të dyja palët, do të zgjidhet në konsensus mes tyre.

rama
(Në foto: Kryeministri Rama në presidencë) Foto të tjera

rama
(Në foto: Momenti i largimit të eskordës së kryeministrit nga presidenca) Foto të tjera

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin e stadiumit 'Camp Nou'

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin e stadiumit 'Camp Nou'