Militanët e PD-LSI tentojnë të bllokojnë takimet elektorale të Ramës në Korçë, qëllojnë eskortën me shishe (VIDEO)

Takimet elektorale të kryeministrit Edi Rama në qarkun e Korçës u shoqëruan me tentativa të Parisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, që duke organizuar militantët, donin të bllokonin rrugën teksa eskorta e kreut të qeverisë kalonte për në Kolonjë, Devoll dhe së fundi në qytetin e Korçës, ku prezantoi kandidatët për kryetar Bashkie, Erion Isai, Eduard Duro dhe Sotiraq Filo.

Forcat e policisë, ato rrugore, të Rendit, dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë garantuan kalimin e eskortës në akset rrugore ku kaloi kryeministri, por megjithatë nuk munguan incidentet ku militantët e opozitës joparlamentare hodhën shishe ndaj makinave. Pati incidente dhe konfrontime mes policisë dhe ish-deputetëve që ndodheshin në mesin e turmës, Ervin Salianji dhe Klevis Balliu nga PD, dhe Endrit Braimllari nga LSI. Përplasje verbale pati mes Salianjit dhe zv.drejtorit policisë së Shtetit Gjovalin Loka që ishte vetë në këto tubime për garantimin e sigurisë.

korce salianji braimllari rama.jpg" style="height:532px; width:780px" />

Kryeministri Edi Rama nga takimet që pati me banorë tha se të gjithë do të mbajnë përgjegjësi ligjore për bllokimin e fushatës, ndërsa theksoi edhe një herë se kush tenton të pengojë procesin zgjedhor do të përfundojë në burg dhe jo vetëm kaq, do t'i ndalohet edhe hyrja në SHBA dhe vendet e BE-së.  

E njëjta panorama ishte edhe në qarkun e Elbasanit, kur militantët e opozitës bllokuan rrugët do kalonte eskorta e kryeministrit që ka si destinacionet tubimet elektorale.

Nga Korça kryeministri i vendit Edi Rama, duke u ndalur tek 30 qershori, u  shpreh se do ishte më komode për të dhe qeverinë t’i shtynin zgjedhjet por ai theksoi se precedenti që do krijonin do ishte i rrezikshëm. Rama evidentoi se ka ikur koha kur pushteti merrej për të shkelur shtetin.

Ndonëse presidenti Ilir Meta ka shtyrë datën e zgjedhjeve për një kohë të pacaktuar, kryeministri Edi Rama vijon takimet elektorale i bindur që zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:04
Rama: Nuk do të ketë '97 nëse Meta i thotë gruas t' i shohë filxhanin Titit për nervin shiatik dhe Saliu t'i thotë Lulit 'Shpejt në shtëpi'

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me banorë të qytetit të Korçës në kuadër të fushatës elektorale, përmendi edhe dekretin e presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve. Duke u ndalur tek argumenti i dhënë nga Meta se ka sinjale për përplasje më 30 qershor dhe ndaj e mori këtë vendim, Rama tha se zgjidhja është shumë e thjeshtë. Sipas kreut të qeverisë, Meta duhet t'i kërkojë bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, kryetare e LSI-së të tërhiqet nga këto skenare, ashtu sikundër edhe ish-kryeministri Sali Berisha të bëjë të njëjtën gjë me Lulzim Bashën, kryetarin e PD-së. Rama i shoqëroi këto deklarata me batuta të shumta ku Kryemadhit ju drejtua si fallxhorja, dhe Bashës si kukulla, të dy në duart e Metës dhe Berishës, që sipas tij kanë orkestruar këtë plan politik.

Fjalën e nisi duke kujtuar episodet e tentativës së bllokimit të rrugës që ju bë gjatë takimeve të tija elektorale në qarkun e Shkodrës, nga militantë të opozitës nën drejtimin e ish-deputetëve të PD-së Ervin Salianji dhe Klevis Balliu.

"Kush është ngritur këtu Salianji që doli në Devoll me çunin e Fahri Balliut që kishin marrë dërrasë me gozhda për të shpuar gomat se i kanë parë në filma? Këta do të bëjnë '97? Meta e ka të thjeshtë t'i thotë gruas shiko filxhan për dajë Titin (Petrit Vasilin) thuaj si do shkojë puna me nervin shiatik. Edhe për shoqen tonë Norën, (Nora Malaj) ti sheh filxhan Nora qan, çdo bëhet me popullin edhe lotët vu. Ti thotë Monës boll merru me këto. Dhe Saliu t'i thotë Lulit, Lulzim shpeejt, në shtëpi. Këto të ndodhin, dhe nuk ndodh '97.

Këta thonë po vendoset diktatura, këtu në fakt ka një tentativë për të vendosur diktaturën e marrëzisë me një filxhan dhe një kukull. Këtu nuk po bëhet asnjë gjë, këta kanë një hall të madh që ne do t'ia zgjidhim më 30 qershor. Dhe ata që i shkojnë nga mbrapa, thuajini fqinjëve dhe kushërinjve demokratë, merrini në telefon, dhe thuajini, vazhdoni të pakënaqur por mos merrni vendin ën qafë, se kush vete mbas tyre në 30 qershor, nuk është puna se e zë ligji dhe ngelen brenda por kur të dalin nga burgu do mbeten brenda. Qeveria e SHBA me emër mbiemër, Lulzim Basha, Monika kryemadhi, thotë kujdes se po digjesh, kujdes se do bëhet klubi i atyre pa vizë. Saliu nuk diskutohet është kryetari i shoqatës, nuk diskutohet që kush vete mbas tyre e pëson. Mirë në Amerikë, por as në Greqi nuk do vënë dot. Tani ja vlen të lësh Selanikun për Monikën? Ata mbjellin çdo ditë frikën, pro do ta shikoni, do treten nga frika e tyre. Ne jemi  me të drejtën dhe e drejta do të na shpërblejë", tha kryeministri.

Ora 20:56
Rama: Ju luta Xhulit (Lulit) siç nuk do kisha fuqi t'i lutesha gjitha vajzave të bukura të Korçës

Nga Korça, kryeministri Edi Rama tha se zgjedhjet në 30 qershor nuk do të shtyhen dhe opozita jo parlamentare nuk do të tolerohet më. Kreu i qeverisë solli në vëmendje marrëveshjen politike me Lulzim Bashën në 17 maj 2017, kur opozita nga çadra hyri në zgjedhjet që u shtynë me një javë nga presidenti i athershëm Bujar Nishani. Shefi i mazhorancës tha se ishte ai që i kërkoi Bashës të futet në zgjedhje dhe se nuk pati asnjë presion.

"Pse të rrezikojmë një përplasje, le t'i shtyjmë zgjedhjet. Pyetjen se çfarë problemi ka t'i shtyjmë zgjedhjet ja kam bërë edhe unë vetes. Dhe po të nisem nga interesi i ngushtë, jam i pari të them që s'ka problem, qeverinë e kam. Shumicën në parlament po, në nivelin e qeverisjes vendore kemi qeverisjen e 75 % të territorit, në bashkitë kryesore të vendit kemi pothuajse të gjitha bashkitë kryesore që drejtojmë. Pse mos t;i shtyjmë zgjedhjet? Ndërkohë që qeveria ka shumë punë për të bërë, dhe nuk është ndonjë kohë e favorshme me temperatura të larta për fushatë, do ishte gjëja më e thjeshtë. Por arsyetimi im është po kaq i thjeshtë. Duke kujtuar se evitonim një të keqe, ne do bënim të keqen më të madhe të mundshme për njerëzit dhe vendin. Duke i ikur një momenti të vështirë sot do ta shtrinim të keqen për vite të tëra nesër, sepse nuk është hera e parë që ndodh, është një film që e kemi parë dy vjet më parë. Kur në parlament duhej votuar vettingu ikën. Isha unë Romeo i asaj kohe që ju luta Xhuljetës siç nuk do kisha pasur dot fuqi t'i lutesha gjithë vajzave të bukura të Korçës në gjithë jetën time dhe në fund fare e binda Xhulin, hajde kërko çfarë të duash. Mori gjysmën e qeverisë, gjysmën më me peshë. Më tha çfarë do ti? Unë i thash të votoni vettingun, kush fiton qeveris dhe nuk shahet më në gjuhë të huaj Shqipëria. Kaq ishin kërkesat e mia", tha Rama.

Ora 20:51
Rama zbulon se si banditët e ndoqën Niko Peleshin deri në oborrin e policisë. Përgjigjja 'transparente' që dha shefi

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar një incident që ka ndodhur në vitin 2011 kur për bashkinë e Korçës garonte Niko Peleshi, teksa gjatë fushatës elektorale e kanë ndjekur banditë -siç Rama u shpreh, dhe se policia i ka dalë në mbrojtje atyre.  Rama tha se akuzat e opozitës joparlamentare për blerje të votave nuk qëndrojnë, pasi sipas tij Partia Socialiste e ka treguar se ka fituar zgjedhjet në 2013-ën përballë Berishës që siç ai akuzoi edhe ka vrarë njerëz, kështu që fitorja në garë me Lulzim Bashën - tha Rama është fitore e garantuar.

"Në zgjedhjet e vitit 2011 në Korçë, deri brenda në oborrin e policisë i shkonin pas banditët Niko Peleshit, dhe drejtori i Policisë i thoshte e kemi hapur policinë dhe për qytetarët, jemi transparentë, nuk kemi çfarë t'i themi qytetarit. Si ka mundësi tani Saliu, mbasi e kishte treguar se ishte në gjendje të vriste dhe njerëz, në 2013-ën e mundëm, kurse në 2017-ën për të mundur Lulin paskemi blerë vota. Partinë e Lulit, të Mulit, Gridës dhe Salianjit, ne u dashka ta mundim duke u hedhur nëpër Shqipëri për të kultivuar drogë për të mbledhur para dhe për të blerë? Këto janë versione ekstremiste të budallallikut njerëzor", tha kryeministri gjatë takimit elektoral në Korçë.

Ora 20:39
Elisa Spiropali e quan 'Skënderbe'/ Rama bën batutën dhe jep premtimin e shumëpritur për korçarët

Nga Korça kryeministri Edi Rama premtoi se në mandatin e dytë kryetari i bashkisë Sotiraq Filo, do të ndërtojë stadiumin "Skënderbeu" dhe se Korça do të ketë një aeroport të vogël turistik. Rama përmendi edhe batutën me deputeten Elisa Spiropali, zëdhënëse e qeverisë e cila e ka quajtur atë "Skenderbe".

"Duhet të rikthejmë për Korçën aeroportin. Sot që flasim kemi një kantier në Kukës, aeroporti i Kukësit është në ndërtim. Në aeroportin e Vlorës kemi hasur disa probleme me palën tjetër megjithatë kemi avancuar dhe me padiskutim do të rifillojmë ndërtimin. Jemi në proces për të hapur rrugën për aeroportin e Sarandës. Dhe në Korçë ku uleshin avionët e vegjël në 1924, dhe ku ka një fluks turistësh që rritet, është e domosdoshme që të bëhen të paktën dy gjëra: E para një zonë e re turistike dimërore për skitë sepse mundësitë janë fantastike dhe një zonë turistike e klasit të lartë për Korçën ka ardhur koha të ndërtohet, e dyta edhe një aeroport i vogël turistik plotëson kornizën e këtij qyteti të një turizmi qytetar. Dhe nga ana tjetër, duke qenë se është edhe Elisa deputete e qarkut të Korçës i ka ardhur koha edhe stadiumit të Skënderbeut. Në këto katër vite të mandatit të Sotiraqit do të mbështesim ndërtimin e stadiumit të Skënderbeut, së bashku me pishinën që Korça ka pasur më parë për ta përfunduar Parkun Olimpik për të ardhur edhe skuadra të huaja për stërvitje", tha Rama.

Ora 20:32
Rama: Ata përdorën pushtetin për hesape personale! Pas 30 qershorit vendoset kufiri përfundimtar 'Shteti mbi çdo politikan'

Nga Korça kryeministri i vendit Edi Rama, duke u ndalur tek 30 qershori, u  shpreh se do ishte më komode për të dhe qeverinë t’i shtynin zgjedhjet por ai theksoi se precedenti që do krijonin do ishte i rrezikshëm. Rama evidentoi se ka ikur koha kur pushteti merrej për të shkelur shtetin.

"E vetmja viktimë e protestave të opozitës është Shqipëria, është ekonomia e njerëzve të zakonshëm. Edhe pak, edhe disa ditë durim, edhe disa ditë rezistencë, këmbëngulje, deri në 30 qershor. Sepse në 30 qershor do të vendoset një kufi shumë i qartë dhe përfundimtar për ata që i kanë dhënë të drejtën vetes gjithë jetën që të jenë mbi ligjin, që kanë menduar se Shqipëria është një shesh për përsheshet e tyre. Për ata që gjithë jetën kanë dhënë shembullin më të keq për qytetarët, duke folur gjithë ditën për ligjin dhe duke e shkelur ligjin sa herë ka ardhur dita për hesapet e tyre personale. 30 qershori ka rëndësi të madhe për Shqipërinë që duam dhe për shtetin që po përpiqemi çdo ditë të ndërtojmë. Ky vend nuk është bërë shtet jo sepse është e vërtetë ajo që thonë dhe kanë shkruar qysh në fund të shekullit 19-të armiqtë e këtij vendit që shqiptarët janë me bisht, nuk bëjnë dot shtet. Ky vend nuk është bërë shtet sepse disa shqiptarë me pushtet, e kanë përdorur pushtetin për ta shkelur me këmbë shtetin. 30 qershori është dita që populli t'i thotë politikanëve se kushtetuta, ligji dhe shteti janë mbi çdo politikan, parti, pazar e kompromis mes partive. Korçën dhe Shqipërinë o e bëjmë ne o nuk e bën dot askush tjetër", tha Rama.

Ora 20:26
Rama në Korçë: Nuk kemi kundërshtarë, por përballe meje kam mbështetjen më të madhe qytetare

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e së shtunës e mbylli në qytetin e Korçës, në përmbyllje të takimeve elektorale në këtë qark. Në Korçën që gjithmonë e merr malli ta vizitojë, siå ai u shpreh, shefi i mazhorancës kërkoi mbështetjen e qytetarëve për kandidaturën e Sotiraq Filos, aktualisht kryetar Bashkie në garë më 30 qershor për një mandat të dytë. 

Kreu i qeverisë tha se pavarësisht se opozita ka braktisur zgjedhjet, pjesëmarrja në këtë takim është më e madhe se asnjëherë më parë. 

"Megjithëse nuk kemi kundërshtarë unë shoh përballë meje masën më të madhe të njerëzve që janë mbledhur për të mbështetur PS-në, për të mbështetur një kandidaturë të PS-së, dhe besoj kjo lidhet me faktin që ju jeni këtu jo thjesht për të mbështetur Sotiraq Filon, por familjen dhe qytetin tuaj", tha Rama.

Ora 19:59
Pas sherrit me nëndrejtorin e Policisë, Ervin Salianji 'bëhet' mburojë para militantëve (VIDEO)

Pas përplasjeve dhe konfrontimeve që pati me nëndrejtorin e Policisë së Shtetit, Gjovalin Loka teksa së bashku me militantë të PD-së dhe LSI-së tentuan të bllokojnë kalimin e eskortës së kreut të qeverisë Rama në Kolonjë, ish-deputeti Ervin Salianji është parë më tej teksa mundohet të neutralizojë turmën e simpatizantëve. Edhe teksa mbaroi takimin në Devoll për të shkuar më tej për fushatë në qytetin e Korçës, militantët e opozitës u mblodhën sërish në aksin Bilisht-Korçë në tentativë për të bllokuar kalimin e kryeministrit. Por forcat e policisë në vendin e ngjarjes bënë të mundur neutralizimin e turmës duke mos e lejuar të bllokojë rrugën.

Eskorta u qëllua me shishe uji, por në këto video të shpërndara nga Partia Demokratike, shihet teksa Ervin Salianji mundohet të mos lejojë që turma të shkojë në dhunë dhe përplasje me policinë.

Në këto tubime kanë qenë të pranishëm edhe ish-deputetët Klevis Balliu i PD-së dhe Endrit Braimllari nga LSI-ja.

Ora 19:41
Qëllojnë me shishe teksa kalon eskorta e Ramës për në Korçë/ Policia tenton të shoqërojë një djalë, revoltohet turma: Turp, turp

Teksa ka mbaruar takimin elektoral ne Devoll, në fshatin Zemblak, rrugës për në Korçë, militantë të Partisë Demokratike kanë tentuar t'i bllokojnë sërish rrugën kryeministrit Edi Rama por nuk janë lejuar nga forcat e policisë në terren, të cilët kanë garantuar kalimin e eskortës së kryeministrit. Megjithatë, ndaj makinave janë hedhur shishe uji. Pas kalimit të eskortës, policia ka tentuar të bëjë disa shoqërime, të personave më të implikuar në këtë bllokim, por turma është revoltuar duke mos lejuar policinë të shoqërojë një 24-vjeçar. Në kor ata kanë thërritur "Turp, turp, turp", ndërsa ky moment është shoqëruar me konfrontime me policinë dhe simpatizantët në tubim. 

Kontaktuar nga Shqiptarja.com, nëndrejtori i Policisë së Shtetit Gjovalin Loka, sqaroi se shoqërimi të riut është tentuar të bëhet pasi ai ka qëlluar efektivët e policisë me shkelma. Në këto kushte ai është ndaluar nga policia për tu shoqëruar, por turma e revoltuar është përplasur me forcat blu, duke krijuar një situatë kaotike. Siç u pretendua se ka pasur dhunë ndaj një gruaje 68-vjeçare, Loka e mohon këtë fakt, duke thënë se nga ana e policisë nuk ka pasur asnjë episod dhune.

Ora 19:01
Rama për në Devoll, militantët e PD-së tentojnë t'i bllokojnë rrugën...shishe ndaj makinave (VIDEO)

Pas Kolonjës, kryeministri Edi Rama shkoi në një takim elektoral në Devoll. Disa militantë të PD-së, organizuar nga partia, tentuan t'i bllokojnë rrugën kreut të qeverisë teksa shkonte në takimin me qytetarët. 

Forca të shumt apolicia, nga efektivët rrugorë, të rendit, Shqiponjave dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë mbajtën të bllokuar militantët në kalimin e eskortës, por nuk mungoi hedhja e shisheve të ujit ndaj makinave, dhe sende të tjera të forta. Kryeministri Edi Rama e ka shprehur qartë se ndaj personave që tentojnë të bllokojnë fushatën elektorale por edhe më tej procesin zgjedhor, do të merren ndëshkime të rënda, siç ligji e parashikon.

Edhe më herët, ata bllokuan Rrugën Korcë-Bilisht.

Ora 17:42
Salianji përplaset me drejtuesin e policisë: Ki respekt për mua! Të heq pantallonat nga koka

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka debatuar me zv.drejtorin e policisë së Shtetit, Gjovalin Loka. Në këtë debat, nuk kanë munguar edhe ofezat personale nga ana e ish-deputetit, i cili e ka etiketuar Lokën si "servil i Ramës" . Teksa i ka kërkuar që t'i flasë me respekt, ai i është drejtuar me një fjalor jo shumë të përshtatshëm për një deputet, duke i thënë "të heq pantallonat nga koka".

Gazetarja e Report Tv ka qenë e pranishme në momentin e kësaj përplasje, duke zbardhur të plotë debatin.

Salianji: Je servil i pushtetit. Nga shërbetor i Bajrave përfundove në rrugë si shërbëtor i Ramës. Të ishte personalisht të heq pantallonat nga koka, respekto ligjin dhe mu drejto me respekt. Je i tredhur nga krimi dhe nga Bajrat, mos bëj të fortin me qytetarin.

Loka: Je marë me të gjithë, por mua më njeh ndryshe

Ora 17:19
Rama drejt Korçës/ Militantët e PD-së i bllokojnë rrugën, konfrontohen me policinë

Militantët e Partisë Demokratike, të udhëhequr nga ish-deputeti Ervin Salianji dhe Endrit Braimllari kanë bllokuar rrugën, me qëllim që të ndalojnë kryeministrin Edi Rama të zhvillojë takim elektoral. Situata ka qenë paksa e tensonuar, ku nuk kanë munguar debatet dhe konfrontimet me uniformat blu. Ish-deputeti Salianji, ka akuzuar policinë, se ka provokuar qytetarët. Në terren ka zbritur edhe zv. drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit, Gjovalin Loka. 

Bllokimi i rrugëve është një nga vendimet që ka marrë PD-ja në mbledhjen e Këshillit.

Ora 17:17
Rama 'zbulon' informacionin që mori Meta te filxhani i Kryemadhit që anuloi zgjedhjet

Argumenti i dhënë nga presidenti Meta se ka pasur informacione nga shërbime sekrete se më 30 qershor do të kishte trazira, Rama e ka quajtur absurd. Madje me  doza ironie, ai tha se kur fliste për shërbime sekrete inteligjente, Meta ka nënkuptuar "filxhanin e Monës".

"Kam informacion nga agjencitë serioze tha Meta, por ka qenë filxhani i Monikës. Kështu që kjo nuk bëhet. Është momenti që njerëzit të marrin përsipër një gjë shumë të thjeshtë. Të shkojnë dhe të votojnë me 30 qershor, ata që nuk duan të votojnë,të mos përzihen me gurgulenë e këtyre", tha Rama.

Ora 17:15
Mallkimet e Cekës/ Rama: E kishte zënë tartakuti, kishte gërmuar natën te filxhani i Monës

Nuk ka kaluar pa u komentuar nga kryeministri Edi Rama edhe mallkimet e ish-kreut të Aleancës Demokratike, Neritan Ceka. Mallkimeve të tij, Rama i është përgjigjur me batuta, në qendër të së cilave ka qenë kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, të cilën Rama e etiketon në daljet e tij publike si "Fallxhorja".

"E kishte zënë tartakuti Neritan Cekën, mallkonte sikur kishte gërmuar gjithë natën te filxhani i Monikës. Nga një njeri i lexuar, duket po të mos kishte flokë të bardha, dukej si xhindi nga filxhani dhe ulërinte", tha Rama.

Ora 16:49
Ironia e Ramës për kundërshtarët... një fjalë për Berishën, Metën, Bashën e Kryemadhin

Kryeministri Edi Rama ka përshkruar me nga disa fjalë kundërshtarët e tij politik duke filluar nga Sali Berisha dhe deri të Monika Kryemadhi. Në përshkrimin e tij, nuk kanë munguar ironitë, që kanë shkaktuar shumë të qeshura të qytetarët e mbledhur.

"Iliri herë kthjellohet, herë jo, herë normal herë jo normal

Pastaj është Lulzim Basha, një njeri llafazan, dembel dhe gjumash

Fallxhorja që njeh gjithë Shqipëria sesa e shenjtë është. Një grua që udhëheq një parti dhe bën miting me mallkime s'e kishim parë. E kishte zënë tartakuti Neritan Cekën, mallkonte sikur kishte gërmuar gjithë natën te filxhani i Monikës. Nga një njeri i lexuar, duket po të mos kishte flokë të bardha, dukej si xhindi nga filxhani dhe ulërinte.

Saliu i mbaruar, edhe pse se pranon mbarimi i tij është në proces e sipër", u shpreh Rama.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • YoungTribune.com: 16/06/2019 08:05

    Edi Rama me keto krahasime ja merr Sali Berishes. Ky po qe bon shtet .

    Përgjigju
  • Zenuni: 16/06/2019 02:43

    Jane popull Jane fukarenj qeshtyne MUAJIN Me 80000 leke te vjetra ne muaj jane te perzene nga puna per motive politike jane popull qe protestojne kunderkriminalitetit jane popull qe protestojne nga papunesija dhe pa shprese per te ardhmen dhe naturalist ka edhe simpatizannte opozitare QE PERBEJNE NJE SHUMICE POPULLI Mira dhe Roza jeni plotesisht ne gabim

    Përgjigju
  • CaBone: 15/06/2019 22:28

    Z. Kryeminister sa vjen dhe me shum me krijohet besimi se je i vetmi qe don ta besh ate vend. Te uroj shendet e lumturi dhe sa me shum kokfortsi me kta Gam Gam Stylesat hahahahah. Shtyp ke te dali para qe se don ate vend. Ata qe e marin mirsjelljen per dobsi jan bucet me shum ftyra qe Qi....en sa me njerin dhe me tjetrin, dhe kur mblidhen bashk te gjitha bejn si bu...ce te forta hahahahhah. Gjithmon Respekte. Dhe sa per emigrantet e USA po ja fusni pordhes kot or cuna, ju thot nje emigrant nga UK. Policia po mban nje sjellje super te sjellshme se te ishin anasjelltash do kishte plas shkopi turinjve. Kjo tregon sjellje qytareske nga ana shtetit dhe vecanerisht MB Z. Lleshaj. Rroft Shqipria Gjithmon

    Përgjigju
  • USA: 15/06/2019 20:52

    Kryeminister nga Vila e Ilirit ne Gjirin e Lalzit u zgjodhe.Ti me dhe nga Iliri ndertove Vilen tende ne Surrel.Tani jeni njelloj te dy me Vila...Njeri Kryeminister e tjetri President.Vellai yt drejtori I Partizanit "kampion" nenshtetesi Amerikane por punon ne Shqiperi.Kemi gje tjeter per te pare apo skemi pare gje akoma.

    Përgjigju
  • Grup emigrantesh USA qe ndjekin situaten: 15/06/2019 19:46

    Leter e hapur ministrit z Lleshi PO MERR NE QAFE POLICET E SHKRETE QE NUK DINE SI TE PERBALLEN ME SHUMICEN E POPULLIT PO FUT NE HASMERI POPULLIN ME POLICINE QE E KE POLITIZUAR NE MAKSIMUM

    Përgjigju
    • Mira: 16/06/2019 00:08

      Policet vetem bejne ligjin, detyren. Ata te PD cfare duan qe sulmojne e e shajne e policet. Nuk jane popull ata, vetem militante pa ideale te PD, per nje hamburger

    • Roza: 15/06/2019 23:58

      Pse popull jane keta . Cdo njeri ka te drejte te veje apo mos veje në zgjedhje.!Perse keta trimat e Saliut behen kaq diktator e kercenojne popullin. Provojeni ketu në perendim te beni keto trimerira se do terhiqeni zvarre neper burgje.

    • Alb: 15/06/2019 21:16

      Mos ngateroni populli me militantet e opozites.... Populli I shkrete nuk del ne mitingje se nuk I plasi kush do humbase apo fitoje karriget.... Ne cdo rast do jete gjithmone viktima qe do I vidhen xhepat

    • hajduta me blloqe neper duar: 15/06/2019 20:19

      nuk u fryte duke vjedh ket popull nje jete or hajdutat e pdlsi!!zbatoni ligjet se dem shqiperise i beni plehra paskeni qene! votoni sic votohet edhe ne usa meqe qekeni dhe grup.votoni njeri tjetrin po deshet vetem vetem me votee

    • shqupist leshi: 15/06/2019 20:04

      ti grup i vetem je aty dhe ke p[ire shume birra??/ne vap ke dal dhe te ka zewn dielli?shko bej nje dush trurit mbase vin ne vete,

  • Bruno: 15/06/2019 19:42

    Kur jane kaq te forte keta te PD pse nuk i bejne thirrje popullit mos te shkoje ne mitingje, ta lene Ramen te beje miting i vetem.

    Përgjigju
  • Latifi: 15/06/2019 19:34

    Rama duhet te hikesh je bo I NEVERITSHEM per popullin

    Përgjigju
  • REXHEP KASAP LEKA [ KEPI ]: 15/06/2019 19:21

    O çuni i shegës në haurin e lopës por çfar do o çuni buçes ça do mor kopil. Po a e pe se çfar mbështetje ke nga populli o çuni shegës. Po pse sju përgjigje BLENDI MANES o buracak o kopil i haurit të lopës.

    Përgjigju
    • kepi je njish shoku: 15/06/2019 19:52

      pershendetje shoku ndajme te njejtin mendim mesa duket ahahaha.u pa puna duhet bere lufte ne menyre te kulturuar me keta dobicat e saliut .u beme dhe ne qytetare dixhitale ahaha .eh or sali kelyshi do mbahesh mend per te zi ne kete vend!!

  • salianji berber: 15/06/2019 18:21

    o i biri sheges ai bledi mane te erdhi hakut.po briskun dhe shkumen i kishit bere gati per ramen!!

    Përgjigju
  • Populli: 15/06/2019 17:52

    Një gjë nuk kam kuptuar dot në jetë, si ka mundësi që gjithë djemt e k*** e ngrenë zerin kur kanë përballë njerëz që sillen me norma?? Po ku ka më djal K*** se ky njeri Salianji

    Përgjigju
  • Emigranti: 15/06/2019 16:56

    POR VETEN TENDE NE SYTE POPULLIT DUKESH SI NJE I DROGUAR KRONIK

    Përgjigju
  • Vicidoli: 15/06/2019 16:38

    Kolonja eshte e Birishes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë