TIRANË-  Kryeministri i Kosovës Albin Kurti la Prishtinën me urgjencë për t'u takuar me kryemnistrin Edi Rama 'kokë më kokë' në 'Vilën 30' në Tiranë, takim që zgjati afro 2 orë. Takimi  u realizua larg vëmendjes së mediave, të cilat ishin aty në kohën, kur të dy Rama dhe Kurti po bisedonin. Edhe në largim të dy kryeministrat shqiptarë nuk folën për gazetarët, por u përshëndetën bashkë me një përqafim.

Qeveria e Kosovës, nëpërmjet zëdhënësit Përparim Kryeziu, ka sqaruar foksin e bisedës, e cila ishte përqëndruar tek sfida energjetike dhe shkëmbimet që po bëjnë KEK me KESh.

“Kryeministri Kurti ka zhvilluar sot një takim pune me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në këtë takim dy kryeministrat kanë folur për çështjet e politikave publike e qeveritare dhe socio-ekonomike në Kosovë e Shqipëri, me theks të veçantë në sfidat energjetike dhe shkëmbimin që po bëjnë KEK me KESh”, ka thënë ai.

Pas Shqipërisë është Kosova ajo që pëson një sulm kibernetik, ku është rrëzuar sistemi telefonik. Një tjetër hapësirë diskutimi mund të ketë lidhje me qëndrimin e kryeministrit Rama në Këshillin e Europës më 12 Tetor, kundër raportit të Dick Martyt për krimet në territorin e Kosovës

Dhe po sot Vuciç ka dhënë një deklaratë politike në lidhje me Kosovën, që sipas tij, nuk do ta njoh atë derisa të ketë ndikim. Më herët mediat në Kosovë treguan se Albin Kurti ishte nisur me urgjencë nga Prishtina, duke lënë në gjysmë edhe një konferencë të cilët po mbante në Kosovë.

Në këtë takim ndryshe nga kryeministri Rama që nuk shoqërohej nga asnjë Minsitër, Kurti shoqërohej nga ministri i Ekonomisë. Në takim mësohet se është diskutuar për Portin e Durrësit, si edhe hekurudhën Durrës-Prishtinë.Shqipëria dhe Kosova mbajtën mbledhjen e 8-të e përbashkët me 20 qershor, ndërsa u firmosën 19 marrëveshje, mes tyre edhe ajo për financimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë për lidhjen e Portit Romano në Durrës dhe Portit të Thatë në Prishtinë.

Ky takim i Ramës dhe Kurtit, vjen edhe pas tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë. Sa i përket nismës ‘Open Balkan’, Shqipëria dhe Kosova vijojnë të kenë qëndrime të kundërta. Kreu i qeverisë Edi Rama vazhdimisht ka ftuar Kosovën të bëhet pjesë. Në përplasjet e fundit në veri të Kosovës për çështjen e dokumenteve të identifikimit dhe targat me Serbinë, Rama tha se kjo nuk tregoi se Ballkani i Hapur është i panevojshëm apo i gabuar, por përkundrazi se është një domosdoshmëri.

1663073802_s.jpeg

Albin Kurti mbërrin në 'Vilën 31' në Tiranë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:13
Takimi i Ramës me Albin Kurtin, qeveria e Kosovës: Në fokus të bisedës ishin sfidat energjetike

1663079898_Screenshot4.jpg

Qeveria e Kosovës ka reaguar për takimin e Albin Kurtit me kryeministrin Edi Rama. Zëdhënësi i Kurtit, Përparim Kryeziu thotë se në fokus të bisedës ishte sfida energjetike.

“Kryeministri Kurti ka zhvilluar sot një takim pune me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në këtë takim dy kryeministrat kanë folur për çështjet e politikave publike e qeveritare dhe socio-ekonomike në Kosovë e Shqipëri, me theks të veçantë në sfidat energjetike dhe shkëmbimin që po bëjnë KEK me KESh”.

Ora 16:37
Takimi Kurti-Rama, zbardhet fokusi i bisedës, ja për çfarë folën në ‘Vilën 31’ në Tiranë

1663079898_Screenshot4.jpg

Për rreth dy orë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministri Edi Rama zhvilluan një takim në ‘Vilën 31’ në Tiranë. Kurti erdhi me urgjencë drejt Shqipërisë, ndërsa gazetari i Report Tv, Ermal Qori  ka zbardhur edhe fokusin e bisedës. Mësohet se në takim është folur për bashkëpunimin Shqipëri-Kosovë, në fushën e infrastrukturës. Konkretisht për Portin e Durrësit, si edhe për hekurudhën Durrës-Prishtinë. Kurti ka qenë u shoqëruar nga ministri i Financave.

Gjithashtu në fokus të bisedës ka qenë edhe rezoluta e miratuar në Kuvend kundër raportit të Dick Marty-t, ku kryeministri Edi Rama do t’i drejtohet Këshillit të Evropës me një fjalim më 12 tetor.

Ora 16:19
2 orë takim ‘kokë më kokë’ në ‘Vilën 31’ në Tiranë, Rama e Kurti e mbyllin me një përqafim (VIDEO)

 

Pas rreth 2 orësh ka përfunduar takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në video vihet re se takimi është mbyllur me një përqafim mes Ramës dhe Kurtit.