Kryeministri Edi Rama do të takohet më 15 shkurt në SHBA me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Rama do të udhëtojë drejt SHBA në kuadër të nisjes së mandatit të Shqipërisë në Këshillimit të sigurimit të OKB, ndërsa gjatë kësaj kohe ai do të takojë edhe Blinken me ftesë të tij.

Ky do të jetë takimi i dytë mes Ramës dhe Blinken, pas atij të 13 Qershorit 2021 në Bruksel, ku SHBA dhe Shqipëria nënshkruan memorandumin për sigurinë e 4G dhe 5G.

Nuk dihet se cili do të jetë fokusi i bisedimeve mes Ramës dhe Blinken, ndërsa kujtojmë se në lidhje me tensionet Rusi-Ukrainë, Rama ka paralajmëruar se "në ditët në vijim do të dëgjoni diçka që do të ishte e pabesueshme për rolin e Shqipërisë".