Rama takim me Bankat:Financoni 
​ fermerët është investim i sigurt

Rama takim me Bankat:Financoni <br />​ fermerët është investim i sigurt
TIRANË - Kryeministri Edi Rama sëbashku me disa ministra, ka zhvilluar një aktivitet të zgjeruar me drejtues të bankave të nivelit të dytë.
 
Në takimin me titull dialogu Qeveri Banka Fermerë, kryeministri Rama ju bëri thirrje bankave të kreditojnë më shumë fermerët, pasi skemat e tyre nuk kanë dështuar asnjëherë, në ndryshim nga biznese të tjera.
 
Por ato po kalojnë një periudhë jo të mirë, për shkak të interesave të lartë bankare.
 
Kryeministri theksoi se qeveri do të mbështesë çdo nisëm që vjen fermerët pasi bujqësia është një sektorë kyç për zhvillimin e ekonomisë, ndërsa u angazhua se qeveria do të ndërmjetësoj mes bankës dhe fermerit, nëpërmjet agjencisë së pagesave. 
 
Përqindja e investimit në këtë sektor është 50% me 50%, ku 50% të investimeve e bën qeveria dhe 50% bankat. Ne nuk kemi asnjë rast të skemave të dështuara, ndaj dhe bankat duhet ta dëgjojnë mirë këtë. 50 për qindëshi ynë do paguhet në fund të investimit të çdo fermeri dhe kjo nuk ka dështuar asnjë rast. Ne do u mundësojmë një ekskursion për të shkuar dhe për t’i parë konkretisht këto raste.”- tha Rama.
 
Ndërsa ministri i bujqësisë Edmond Panairit dhe i zhvillimi ekonomik Arban Ahmetaj thanë se bujqësia është një sektor shumë i rëndësishëm që ndikon për ekonominë, dhe punësimin me 1 milionë e 40 mijë të punësuar, për këtë arsye qeveria i kushton vëmendje maksimale këtij sektori.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Kurti për heqjen e vizave për serbët: E padrejtë dhe dekurajuese për integrimin e tyre

Kurti për heqjen e vizave për serbët: E padrejtë dhe dekurajuese për integrimin e tyre