Rama: Meta nuk do të jetë president! Çfarë s'po bën që ta heqin nga puna (VIDEO)
Ironi, batuta, premtime të pa mbajtura dhe premtime të reja elektorale për katër vitet e ardhshme! Ky ishte fokusi i bisedës së kryeministrit Edi Rama me banorët e njësisë numër 5 në kryeqytet.
Redaksia 26 Qershor 2019, 11:45 | Përditesimi: 26 Qershor 2019, 17:01
Ironi, batuta, premtime të pa mbajtura dhe premtime të reja elektorale për katër vitet e ardhshme! Ky ishte fokusi i bisedës së kryeministrit Edi Rama me banorët e njësisë numër 5 në kryeqytet. Teksa po komentonin "vetëvrasjen politike" të kundërshtarëve të tyre, siç ata e quajnë, Rama bëri një koment për presidentin Ilir Meta. Sipas tij, Meta nuk do që të jetë më president, për këtë arsye ka marrë këto vendime, që të shkarkohet.
"LSI-ja i la pa punë edhe demokratët, edhe Metën. Po i bie këmbës që ta heqin nga puna, s'po bën gjë pa punë për ta hequr nga puna", tha Rama, teksa vetëm pak orë më parë Komisioni i ligjeve miratoi raportin për ngritjen e komisionit hetimor, për shkarkimin e presidentit pas zhdekretimit të datës së zgjedhjeve.
Rama kritikoi kryebashkiakun aktual Erion Veliaj, duke ia vënë në dukje që këtë mandat nuk kishte mbajtur një premtim, rregullimin e Kopshtit Zoologjik.
"Ç'a u bë me Kopshtin Zoologjik? Ke premtim të pa mbajtur", tha ai, e teksa Veliaj iu përgjigj se do të fillonte nga puna brenda muajit, pas VKM-së së qeverisë.
PD-ja, presidenti Ilir Meta dhe "fallxhorja" kanë qenë pjesë e batutave të kryeministri Edi Rama në takim që ai pati ditën e sotme. Teksa vijoi të theksonte se i duket një vendim absurd, Rama komentoi edhe ecurinë politike të PD-së, sipas së cilit nuk është ajo që qenë vite më parë.
Veliaj: LSI nga partia që iu gjente punë të gjithë, sot i la të gjithë rrugëve! Batuta e Ramës për Metën
Situata aktuale politike nuk ka kaluar pa komentuar në kafen e mesditës me banorët e njësisë numër pesë në kryeqytet. Bisedën e nisi kryebashkiaku Veliaj, i cili komentoi "vetëvrasjen politike" të partive opozitave, ku dhe bëri ironi me LSI-së. Ironisë së tij, Rama iu përgjigj me batutë për Metën.
Veliaj: LSI nga partia që iu gjente punë të gjithë, partia që sot i la pa punë Rama: LSI-ja i la pa punë edhe demokratët, edhe Metën. Po i bie këmbës që ta heqin nga puna, s'po bën gjë pa punë për ta hequr nga puna
Rama kritikon Veliajn: Ke premtim të pa mbajtur! Mos qesh
Kryeministri Edi Rama ka kritikuar kryebashkiakun aktual Erion Veliaj, sapo u diskutua për Kopshtin Zoologjik. Ai i tha Veliajt se kopshti Zoologjik është një nga premtimet që nuk janë bërë realitet. Në përgjigje të kritikës së Ramës, Veliaj tha se po pret një VKM nga qeveria dhe do të fillojnë nga puna brenda muajit.
Rama: Ç'a u bë me Kopshtin Zoologjik? Ke premtim të pa mbajtur (Veliaj qesh) Rama: Mos qesh Veliaj: Po presim VKM, fjalë burrash brenda muajit fillojmë punën
Po ca me mbani mua kot ne ate kopsh zologjik, iki une e te futen tere politikanet brenda.
PërgjigjuI uroj shume suksese Erjon Velise ne mandatin e tij te dyte,per Tiranen qe duam,per Tiranen tone.
Përgjigju