Rama takim me bizneset e vogla dhe të mesme në Kuçovë: Zhvillojmë më tej agroturizmin! Synoni edhe tregun e huaj! Duhet cilësi dhe origjinalitet dhe jo masivitet

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në agroturizmin “Hani i Qerosit” në Kuçovë, ku po ndan me përfaqësues të bizneseve të vogla dhe të mesme dy linjat e reja të financimit kredinë e butë dhe garancinë sovrane. Kreu i qeverisë tha se këto linja do të ndihmojnë në zhvillimin e mëtejshëm të agroturizmit.

“Për të ndarë risinë e dy linjave të reja të financimit por duke u nisur nga ajo kryesorja, linja e bankës së Shqipërisë, duke vendosuri 250 milionë euro në shërbim të bizneseve të vogla dhe të mesme dhe me fokus të bujqësia. Kur vjen puna te fokusi i bujqësisë, agroturizmi është një nga komponentët, por këtu dua t’ju nxis të shikoni pak më tutje, duke menduar edhe për agropërpunimin në funksion edhe të rritjes së biznesit tuaj dhe daljes në treg me produktet tuaja.”, u shpreh kryeministri.

Kreu i qeverisë kërkoi nga bizneset që të jenë më ambiciozë për të synuar edhe tregun e jashtëm, dhe kjo sipas tij, mund të bëhet duke ofruar cilësi dhe origjinalitet dhe jo masivitet. Rama kërkoi gjithashtu një vëmendje më të shtuar te agropërpunimi.

“Ju sjell një shembull që më ka bërë përshtypje të jashtëzakonshme. Në Zvicër ishte një vaj ulliri i prodhuar në Shqipëri dhe kishte çmim 5-6 herë më të lartë. Ishte produkt special dhe tregu i kërkon këto dhe duhet të jeni ambiciozë edhe për tregun e jashtëm, jo për masivitet por për supercilësi dhe origjinalitet. Kredia është fantastike, me 2 përqind, fantastike. Me 70 përqind të garancisë mbi kolateralin iu bën shumë punë. Ndërkohë që kemi edhe paketën e maleve në dispozicion dhe kemi kapërcyer me ligj të gjithë kalvarin e përpjekjes sidomos atyre që janë në emigracion për të investuar në mungesë të letrave të pronësisë pasi në shumë zona nuk është pranuar 7501 dhe kanë qëndruar në tokat e të parëve. Kemi bërë ligj të posaçëm që kushdo që do të investojë në tokën e vet, mund ta bëjë thjesht me një dëshmi të konfirmuar në këshillin bashkiak. Me linjën e re të financimit, do të na japë mundësinë të shkojmë më përpara me zhvillimin e agroturizmit dhe agropërpunimit. Do të fokusohemi shumë fort te agropërpunimi. Kemi tejkaluar gjysmë miliardin e eksporteve, por duhet të rrisim vlerat që të shkojmë në 1 miliardë.”, shtoi kryeministri.

Kryeministri u ndal edhe te integrimi në BE, teksa tha se Shqipëria është një “shining star” në këtë rrugë.

“ Jemi sot afër mbërritjes në BE. 2027 nuk është merita jonë, thjesht kemi bërë shumë në aspektin diplomatik gjëra që janë nëpër libra, jo për t’u treguar kur je akoma në detyrë. E kemi bërë Shqipërinë një shining star, një yll që shkëlqen në këtë rrugë. 2027 na ka ardhur si fat. Është momenti i përputhjes së yjeve sepse janë përputhur rrethanat tona të brendshme, ëndrra dhe ambicia jonë për të qenë në BE me dëshirën e tyre për ta mbyllur këtë proces në 2027, jo thjesht për ne por edhe për veten e tyre.”, tha Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:27
Rama batuta me qytetarin: Kur të kam takuar për herë të parë ishe me xhup blu! Syri vetë e kupton se nga është drita

Në takimin me përfaqësuesit e bizneseve të vogla dhe të mesme të kryeministrit Edi Rama në Kuçovë nuk munguan as batutat.

Teksa një qytetar me biznes në Tropojë e falenderoi për mbështetjen, kreu i qeverisë iu drejtua duke i thënë se kur e ka takuar për herë të parë ka qenë me xhup blu. 

Ai shtoi se Tropoja tashmë e ka kuptuar se duhet të ecë vetëm përpara. 

Pjesë nga diskutimi

Qytetari: Në lidhje me gështenjat e Tropojës mund të përfitohen kujdrejt Paketës së Maleve?

Rama: Përkundër investimit...

Qytetari: Dua të bëj një linjë përpunimi dhe jam i rrethuar me gështenja. Mund të aplikoj.

Rama: Nëse të jep këshilli bashkiak dëshminë që ti e gëzon, me atë ti bën projektin e linjës së përpunimit merr mbështetjen dhe bankat të mbështesin. Transaksioni bëhet me një euro dhe më pas vazhdon procesin derisa ta bësh komplet tënden. Të jep mundësi të kesh akses te banka se ta garanton shteti.

Qytetari: Atëherë Tropoja s'ka ça pret më.

Rama: Tropoja priti shumë gjatë derisa e kuptoi, tani që e ka kuptuar ka mbaruar ajo punë. Tani Tropoja vetëm përpara.

Qytetari: Të falenderoj për mbështetjen.

Rama: Kur të kam takuar për herë të parë ishe me xhup blu. Sot je tjetër. Ti s'e ke menduar por edhe syri vetë e kupton se nga është drita.

Xh.D/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Mars, 10:09

    Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?



×

Lajmi i fundit

Shqipëri - Andorra në Tiranë, UEFA i beson drejtësinë një gjyqtari austriak

Shqipëri - Andorra në Tiranë, UEFA i beson drejtësinë një gjyqtari austriak