Rama takim me biznesmenët në Malësinë e Madhe: Investimet këtu, sjellin të ardhura që nuk sigurohen dot kurrë në emigracion

Kryeministri, Edi Rama ka zhvilluar një takim me biznesmenë në Malësinë e Madhe të cilëve u ka bërë thirrje që të investojnë në vendin e tyre sepse qeveria do t’i mbështesë në mënyrë që të rriten fitimet, duke u përqendruar më së shumti tek turizmi.

Duke theksuar nevojën e këmbënguljes dhe guximit, Rama tha se kushdo që ka një projekt dhe ide për ta zbatuar, do të ketë mbështetjen e qeverisë. Kreu i qeverisë tha se zonës nuk i mungonte asgjë krahasuar me Zvicrën dhe se kishte shumë projekte të tjera që do ta kthenin Malësinë e Madhe në një destinacion turistik të jashtëzakonshëm ku turistët të jenë të shumtë çdo sezon për të bërë ski në alpe.

"Kjo zonë, mund të bëhet një destinacion turistik i jashtëzakonshëm masiv. E kam fjalën me shumë hotele, shumë njerëz që vijnë për ski. Jam i bindur që kjo që po bën edhe Gëzimi që kam këtu do jetë një model për të tjerë për ta ndjekur. Këtu nuk mund të bësh pallate e hotele, sepse shkatërron atë që është forca e zonës, sepse ktu nuk vijnë për pallate por për natyrë”-tha Rama.

Sipas tij, investime të tilla janë e ardhmja dhe se do të sjellin të ardhura që nuk do të mund të siguroheshin kurrë duke punuar në emigracion.

“Nesër këto investime janë e ardhmja dhe do sjellin të ardhura që kurrën e kurrës nuk i bën dot njeriu duke punuar në emigracion duke punuar për të tjerët.  Kush guxon dhe ka këmbnguljen të cojë përpara një projekt neve na ka në krah”- shtoi kryeministri.

Ai tha se së shpejti do të gjejë zgjidhje edhe problemi që i ka penguar shumë persona të investojnë, problemi i pronës për të cilin theksoi se do të ketë një task forcë të veçantë që do të pajisë me dokument pronësie banorët të cilët nuk kanë pranuar ligjin 7501 por nuk kanë asnjë konflikt me njëri tjetrin për kufijtë e tyre.

Sa i takon mundësive të reja të biznesit, Rama tha se agropërpunimi është një mundësi e mirë, pasi ka bimë medicinale të këtyre zonave që po eksportohen në vende të ndryshme të botës.

“Janë edhe bimët mediclane që po bëhen industri gjithmonë e më seioze dhe po eksportohen kudo. Është agropërpunimi, kemi fabrika këtu që janë shembuj fantastikë”-përfundoi ai.

B.V/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/05/2023 01:53

    Kur degjon ne nje fjali togefjaleshin //Rama,Malesi e Madhe dhe te ardhura maramendese aty qe nuk behen as ne emigracion//,mu kujtua nje rast kur Enveri u takua me fshataret e Holtes, qe iu ankuan per te, si zone e veshtire,pa te ardhme dhe Xhaxhi u bente te njejten propagande si ky i sotmi,te pervishnin menget,t'i futeshin punes,bile dhe ai vete ishte gati t'ju bashkohej ne lulezimin e Holtes! Tani eshte Rama qe kerkon lulezimin e Malesise.Deri ketu O.K,por sesi fitimet e atyshme, akoma te /pa mbjella/ e /te pavjela/ mund t'ja kalojne atyre ne emigrim,kete vetem nje gjeni ne ekonomi,finance e adm.biznesi mund t'a parashikoje.Eshte z.Rama nje gjeni i tille??

    Përgjigju
  • Eno: 30/04/2023 18:40

    Keto zona te vendit po zhbillohen e kjo fale kesaj partie

    Përgjigju
  • Ani: 30/04/2023 18:39

    Te vetmit qe e cojn kete vend perpara

    Përgjigju
  • Lavdi PSSH: 30/04/2023 17:36

    Perpara fitore. Jemi gati kur do here

    Përgjigju
  • Ani: 30/04/2023 17:25

    Gjerat e duhura keni bere ketu

    Përgjigju
  • Joni: 30/04/2023 17:23

    Keni bere investime fantastike ketu

    Përgjigju
  • Ina: 30/04/2023 17:15

    Te investojm ne vendin tone sepse vetem keshtu e bejme vendin tone nje destinacion per shume turiste

    Përgjigju
    • Ilo: 30/04/2023 17:26

      Te investojme edhe ne prodhimin e turistave qe mos ngelen bosh investment tona

  • Jonida: 30/04/2023 17:14

    Sa me shume te behen investime aq me shume turizmi behet nje nga shtyllat e forta te ekonomise se vendit

    Përgjigju
  • Dea: 30/04/2023 16:59

    Sa me shume projekte dhe investime te reja qe ti tregoni popullit qe keshtu ecim para vetem me pune

    Përgjigju
  • Ana: 30/04/2023 16:58

    Mire qe jeni ju ne krye te ktij vendi se te ishte per Salen do kishim marre fund me kohe

    Përgjigju
  • titi: 30/04/2023 16:55

    shume mire presim sa me shume biznesmen ne te gjithe shqiperine

    Përgjigju
  • Enea: 30/04/2023 16:26

    Te ishte per Saliun sdo kishte bere asnje nga investimet qe jane bere atje

    Përgjigju
  • Klaus: 30/04/2023 16:25

    Vetem perpara me investime dhe projekte te reja ne malesine e madhe ashtu si ne cdo qytet tjeter

    Përgjigju
  • Enxhi: 30/04/2023 16:24

    Investimet kane qene te shumta dhe kjo vetem fale jush

    Përgjigju
  • Mondi: 30/04/2023 16:10

    Duke investuar vendi do te behet akoma dhe me i zhvilluar

    Përgjigju
  • Kejsi: 30/04/2023 16:03

    Ne vendin tone gjate viteve te fundit jane shtuar shume investimet ne vend,kjo ka ardhur fal politikave qe ka ndjekur qeveria juaj,bravo dhe keshtu vazhdoni

    Përgjigju
  • Filozofia: 30/04/2023 15:54

    E çfarë ka bleta në majë të malit më shumë se miza në bythë të kalit? Prandaj ejani kthehuni ju o bletë nga maja e malit ejani tek bytha e kalit se fitoni më shumë se atje ku jeni është morali i fabulës.

    Përgjigju
  • Asnjë gjë: 30/04/2023 15:07

    S'ke bërë asnjë gjë për sigurinë e pronës. Vetëm gënjen. Nuk mund të kesh investim të sigurtë në një pronë të pasigurtë, edhe ku pasiguria e jetës aty është alarmante.

    Përgjigju
  • Ani: 30/04/2023 15:06

    Po vilen e tije me leke emigracjoni e beri pse thote qe behen leke aty?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë