“Ka shkurtime të vendeve të punës. Këtë vit kemi pasur shumë vështirësi. Ne na u premtua heqja e TVSH-së për pajisjet dhe nuk është aplikuar ende”, u shprehën përfaqësuesit e biznesit fason.
Rama gjatë bashkëbisedimit me Bordin Drejtues të Shoqatës së Fasonëve deklaroi se nëpërmjet programit të PS do të krijohen 51 mijë vende pune dhe do të mblidhen të ardhura për buxhetin e shtetit rreth 18 mld lekë.
“Humbja e 30 mijë vendeve pune në 4 muaj është një gjë shokuese ndërkohë që fakti se kjo humbje mund të evitohet, duke ju mbështetur juve. Është e domosdoshme të kemi një plan të qartë ku nga njëra anë ta konsiderojmë sektorin si instrument jo i fitimit tuaj, por i përfitimit të vetë shtetit. Ne kemi kalkuluar që në rast se ne në katër vjet investojmë për nxitjen e një prodhimi vendas ku përfshihet ky sektor 12 miliardë ne përfitojmë 51,000 vende pune dhe 18 miliardë taksa për shtetin në këmbim”, tha Rama.
(kz/Gre.M/Shqiptarja.com)