KORÇË- Ashtu siç ishte paralajmëruar më parë, do të ketë 'ndëshkim' për të gjithë fermerët që lenë tokën djerrë. Nga një takim me fermerët në Dvoran të Korçës, kryeministri Edi Rama tha se ata që do ta lënë tokën djerrë do të kenë super taksim, çka do të thotë do t’iu vendoset një taksë shumë  e lartë nëse nuk e punojnë tokën vetë, ose t’a japin me qira. Rama tha se kjo nismë synon që të shfrytëzohet çdo centimetër tokë që lihet e papunuar.

"Super taksim të tokës djerrë, jepe ta punojnë ose punoje vetë. Për titujt e pronësisë në zona të caktuar, në mënyrë që të shfrytëzojmë çdo metër tokë, si qenka kjo që bujqësia paska marr të tatëpjetën kur punohet dyfishi i tokës bujqësore. Për dy arsye, se kemi çuar ujin në parcelë, se fermeri s’mund të sjell ujin nga mali në fermerë dhe e dyta sepse nuk kishte pika grumbullimi”, tha Rama.

Ndalur në arritjet e bujqësisë, Rama tha se ky sektori ka njohur arritjet më të mëdha këtë vit, por ende nuk është në nivelin ku qeveria synon ta çojë sektorin e bujqësisë. Vetëm këtë vit, kreu i qeverisë theksoi se për bujqësinë është dhënë një fond prej 50 mln dollarë, fondi më i lartë i dhënë ndonjëherë për bujqësinë.

“Bujqësia sot është ai asnjë vit dhe asnjë ditë më parë si deri më sot, por në raport me atë ku duam të arrijmë jemi ende në hapat e parë pas një ringritje. Kam disa fakte. Bujqësia shqiptare ka pasur nivelet më të qëndrueshme mes vendeve të rajonit dhe nivelet më të lartë të rritjes së sektorit. Shembull duke qenë se jemi të përfshirë në Open Balkan edhe për të ndihmuar fermerët, blegtorët, agro përpunuesit me tregje më të aksesseshme, nëse Shqipëria ka pasur 1.5%, Maqedonia 0.1%, -5.4% Serbia. Sipas bankës botërore, raporti i shtatorit, që ka bërë një analizë të thellë të efekteve të krizës kudo në mbarë botën, Shqipëria ka nivelin e inflacionit të çmimeve të produkteve ushqimor me të ulëta se të gjitha vendet e rajonit. Bujqësia është mbështetur me fondin më të lartë të mbështetur ndonjëherë, gati 50 mln dollarë dhe 50% më shumë sesa fondi i miratuar në fillim të vitit, për shkak të krizës dhe nevojës për të mos i lënë fermerët vetëm. Mbi 50 mijë ton produkte bujqësore të eksportuara në dhe më gjerë. 37.6% të sasisë e përbën eksporti i frutave dhe perimeve”, tha Rama.

Edhe njëherë Rama e vuri theksin projekti që u ka bërë thirrje fermerëve që të bashkëpunojnë me bashkinë për të ngritur pika grumbullimi e përpunimi, ku vetë ata të jenë aksionerë.

“S’kemi pse presim që për të pasur një frigorifer të na vijë një sipërmarrës. Duhet ta bëjmë vetë. Ju dhe bashkia duke krijuar një shoqëri të përbashkët. Ju duke futur 1 lekë, bashkia 5 lekë dhe pastaj 24 lekë qeveria dhe kjo është pronë e përbashkët e juaja dhe e bashkisë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se inflacioni i produkteve ushqimore  në Shqipëri është ndër më të ulëtit se vendet e rajonit.

"Rritja e çmimit të produktet ushqimore në Shqipëri është sa gjysma e rritje së verifikuar pothuaj në të gjitha vendet e rajonit. Këto janë fakte që lidhen nga një anë me fuqizimin e sektorit dhe nga ana tjetër me politikën e qeverisë për të mos ngarkuar konsumatorin familjar", theksoi Rama. 

Sipas Ramës, këto pasoja ekonomike janë reduktuar nga politikat e qeverisë për të mos reflektuar tek konsumatori familjar dhe biznesni i vogël rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:48
Salianji: Qeveria favorizon monopolet, subvencionet zero! Po godet fermerët

1667306930_Salianjidvoran770x433.jpg

Deputeti i PD-së Ervin Salianji deklaron se qeveria i godet fermerët për të mbështetur bizneset e veta të shpërndarjes.

Duke iu referuar takimit të kryeministrit Edi Rama me fermerët në Dvoran, Salianji shkruan se fondet nuk kanë shkuar tek fermerët që punojnë, por tek oligarkët lokalë.

‘Qeveria është barra më e rëndë për fermerët!

Sot në Dvoran Rama nuk takoi fermerë, por klientelën që i ka dhënë miliona euro!

Fondet nuk kanë shkuar tek fermerët që punojnë, por tek oligarkët lokalë, ato janë përdorur për të pasuruar klientë apo për favorizime politike, prandaj sot Rama nuk takon dot dhe as përballet me fermerët! Qeveria nuk ka shpjegim se si në bashkëpunim me kartelet ka rritur çmimin e farave, plehrave kimikë dhe pesticideve. Naftën e përdorën vetëm si instrument mashtrimi gjatë fushatës, taksën e tokës e rrisin çdo vit. Prodhimet në shumicën e rasteve hidhen në kanale ose shiten me çmim në kosto.

Në prodhim fermerët paguajnë çmim më të shtrenjtë se Greqia për plehrat kimike, paguajnë çmime më të shtrenjta për farat, paguajnë çmim më të shtrenjtë për naftën se shumë nga vendet e BE dhe Maqedonia, çmimi i e energjisë dhe taksa e tokës po ashtu e rritur. Gjithçka sepse qeveria favorizon monopolet dhe bizneset e lidhura me të.

Subvencionet janë zero për fermerët, ato shkojnë me miliona euro tek klientët e qeverisë.

Produkti në shumicën e kohës hidhet nëpër kanale apo kalbet në magazina sepse askush nuk kujdeset, qeveria i godet fermerët për të mbështetur bizneset e veta të shpërndarjes!

Fermerët janë larguar nga Shqipëria duke i zbrazur fshatrat, ata që kanë mbetur nuk po mbijetojnë dot!

Protesto!’- shkroi Salianji.