Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit në Bruksel u takua sot Mark Rutte, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.
Në një postim në rrjetet sociale Rama publikoi një foto me Rutte në selinë e NATO-s, të cilin e cilësoi “një mbështetës të paepur të Shqipërisë”.
‘Bruksel, Selia e NATO. Me mikun e veçantë dhe tanimë mbështetësin e paepur të Shqipërisë, Mark Rutte, në takimin e parë me të si Sekretar i Përgjithshëm të NATO-s, pas 14 vjetësh në krye të qeverisë hollandeze’, shkruan Rama.
Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në Bruksel, pasi Shqipëria çeli negociatat për 2 kapitujt e radhës, që përfshijnë marrëdhëniet me jashtë, politikën e jashtme, të sigurisë dhe mbrojtjes, proces që e çon vendin një hap më pranë anëtarësimit në Bashkimin Evropian.