Rama takim me ministren Bradley 
“Reformim të organeve ligjzbatuese"

Rama takim me ministren Bradley <br />“Reformim të organeve ligjzbatuese
Kryeministri Edi Rama ka takuar sot Ministren për Trafikun e Qenieve Njerëzore dhe Krimin e Organizuar në Ministrinë e Brendshme të Mbretërisë së Bashkuar, Karen Bradley.
 
Në takim është shprehur bindja për nevojën e një bashkëveprimi më të ngushtë midis dy vendeve, pasi krimi i organizuar është një problem jo vetëm i një vendi, por po fiton një përmasë gjithnjë e më ndërkombëtare.

Qeveria shqiptare, u shpreh Kryeministri Rama, po punon për reformimin e organeve ligjzbatuese dhe fuqizimit të procedurës së hetimit, edhe përmes ngritjes së një strukture të re, Byrosë Kombëtare të Hetimit. Rama theksoi se në këtë drejtim, ndihma teknike dhe ekspertiza britanike do të ishte një garanci për sukses.

Kryeministri Rama dhe ministrja Bradley shprehën angazhimin, për të shfrytëzuar çdo mundësi që rrit bashkëveprimin dhe suksesin në luftën kundër krimit të organizuar.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç