TIRANË - Marrëdhëniet ekonomike priten të forcohen edhe më shumë mes Shqipërisë dhe Italisë. Kryeministri Edi Rama priti sot ministrin e Jashtëm Italian Luigi Di Maio për të nënshkruar marrëveshjen e cila do i hapë rrugë krijimit të një komisioni ekonomik të përbashkët që sipas ministrit Italian do rrisë mundësitë e investimeve mes dy vendeve por dhe do e bëjë më të lehtë daljen e dy vendeve nga kriza ekonomike.
“Veçanërisht jam i gëzuar sot pasi kemi nënshkruar një deklaratë të përbashkët për të ndërtuar një komision ekonomik që do të ngrihet në formë dialogu dhe ballafaqimi për mundësi tregtare dhe investimi mes dy vendeve tona si dhe për të përballuar dhe për të zgjidhur pikat kritike të marrëdhënieve dy palëshe dhe në kuadrin ekonomik. Është një kuadër premtues ai i insfrastrukturave”
Italia synon gjithashtu të ketë një prani më të lartë të arsimit Italian në Shqipëri.
“Një aspekt i lidhur me përforëcimin e marrëdhënieve tona ekonomike-tregtare është dhe ajo e përhapjes së gjuhës italiane në Shqipëri. Shpresojmë për këtë një prani më të lartë të arsimit italian në Shqipëri. Një vendim i tillë do të ishte në një linjë me zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Italia gjithmonë ka qenë pranë Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në BE dhe mbështet me bindje rrugëtimin e reformave të brendshme”.
E përveç përforcimit të marrëdhënieve ekonomike, kryeministri Rama vendosi theksin te bashkëpunimi për përballimin e pandemisë globale. Kreu i qeverisë konfirmoi mbështetjen që poi jep Italia vendit tonë për të siguruar vaksinën anti COVID-19.
"U gjendën brenda shumë pak kohe në zonën e fatkeqësisë duke sjellë shpresë dhe duke shpëtuar jetë njerëzish. Nuk mundem të mos e kujtoj këtu edhe përfshirjen e mikut tonë Luigi Di Maio dhe kryeministrit Conte duke shprehur mbështetjen maksimale edhe në Konferencën e Donatorëve. Sot ndajmë së bashku edhe eksperiencën që po ndan e gjithë bota të përballjes me armikun e padukshëm, COVID-19. Dua ta falenderoj ministrin për gatishmërinë për të qenë krejtësisht i hapur dhe i gatshëm në funksion të sigurimit të vaksinës për të cilën e gjithë bota është vendosur në lëvizje. Siç e kam thënë edhe më parë, Italia falë lidhjes që ka me Shqipërinë është pranë nesh, siç është dhe BE pranë Ballkanit Perëndimor. Sot kemi folur me ministrin për temën e bashkëpunimit. 10 vjet si sot është nënshkruar partneriteti strategjik Shqipëri-Itali. Ne duam të nxisim dialogun në fokusin e temave të bashkëpunimit mes dy vendeve mbi planin e investimeve për Ballkanin, transport dhe infrastrukturë dhe energji e digjitalizim. Italia ka vullnetin për të qenë pranë nesh. Herët ose vonë ne do të përcaktojmë partnerët strategjik në këtë rrugë. E fundit, por jo nga rëndësia, dua ta falenderoj ministrin personalisht, është i angazhuar jo thjesht politikisht por edhe personalisht për të qenë avokat i shkëlqyer i integrimit në BE të Shqipërisë" - Rama.
Di Maio ofroi mbështetje për Shqipërinë edhe në rrugën drejt BE, e specifikisht për të thirrur sa më parë konferencën ndërqeveritare që do i jap mundësi vendit tonë për hapjen e negociatave.
VIDEO/Takimi i plotë
Duke folur në një deklaratë të përbashkët me kryeministrin Rama, ministri italian Luigi Di Maio njoftoi ngritjen e një komisioni ekonomik të përbashkët në formën e dialogut për mundësitë e investimeve mes dy vendeve.
"Sot kam pasur një takim konstruktiv me mikun kryeministrin Edi Rama me të cilin kemi një marrëdhënie të qëndrueshme. Vitin e kaluar siç keni thënë dhe ju kam qenë këtu në Tiranë pas tërmetit të 26 nëntorit për të ofruar mbështetjen e Italisë. Në atë moment nuk e kishim imagjinaur se në muajt në vijim, një tragjedi e re do të godiste dy vendet tona dhe botën mbarë. Lufta kundër COVID-19 që kërkon një sforcim të përbashkët konfirmoi edhe njëherë nëse do të jetë e nevojshme se sa e fortë është miqësia mes dy vendeve. Në momentet më të errëta të pndemisë në Itali kemi pritur me shumë falenderim ndihmat nga Shqipëria dhe kur ishte e nevojshme kemi dërguar dhe ne një ekip mjekësor për të ndihmuar. Marrëdhënie tona ekonomike tregtare janë shumë të forta sikurse është treguar nga fakti që Italia është furnitori i parë i Shqipërisë. Qëndrueshmëria e raporteve tona është e tillë që ne duhet të bëjm edhe më mirë. Veçanërisht jam i gëzuar sot pasi kemi nënshkruar një deklaratë të përbashkët për të ndërtuar një komision ekonomik që do të ngrihet në formë dialogu dhe ballafaqimi për mundësi tregtare dhe investimi mes dy vendeve tona si dhe për të përballuar dhe për të zgjidhur pikat kritike të marrëdhënieve dy palëshe dhe në kuadrin ekonomik. Është një kuadër premtues ai i insfrastrukturave. Një aspekt i lidhur me përforëcimin e marrëdhënieve tona ekonomike-tregtare është dhe ajo e përhapjes së gjuhës italiane në Shqipëri. Shpresojmë për këtë një prani më të lartë të arsimit italian në Shqipëri. Një vendim i tillë do të ishte në një linjë me zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. Italia gjithmonë ka qenë pranë Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në BE dhe mbështet me bindje rrugëtimin e reformave të brendshme. Përpjekjet tona do të jenë konstante, do punojmë që të thirret konfereca e parë ndërqeveritare qoftë me shqiptarët si dhe me Maqedoninë e Veriut. Do të nxisim sa më shpejtë këtë mbledhje. Me Ramën folëm dhe për tema të tjera të lidhura me pandeminë që është një vështirësi në rang botëror. Për këtë do të kemi gatishmërinë për të punuar së bashku. Unë do të doja ta përfundoja me një fjali për miqtë shqiptarë, nuk jam i zoti të flasë shqip ashtu siç flet kryeministri Rama italisht. Duhet të bashkohemi!"
Problemi eshte se cdo ndihme qe vjen nga jashte...shteti jone ia jep privatit qe tju a shes popullates... Ca turpi ky lloj shteti!!
PërgjigjuShteti dhe fqinjet me te mir te Shqiptareve . Faleminderit Itali per mbeshtetjen tuaj miqesore. UDB ja dhe Asfalia nga krahu tjeter vazhdojn percarjen.
PërgjigjuE mrekullueshme, do ndertoni komision qe dhe ju te merrni pjesen tuaj. Uauu cfare lajmi
Përgjigju