'Do zgjerojmë fushat e bashkëpunimit'/ Rama takim me nën sekretaren e ShBA-së për arsim, s'i kursen batutat: Mezi kthyem diellin për ju, shijojeni

'Do zgjerojmë fushat e bashkëpunimit'/ Rama takim me nën sekretaren e ShBA-së për arsim, s'i kursen batutat: Mezi kthyem diellin për ju, shijojeni

Marie Royce dhe Edi Rama

TIRANË Kryeministri Rama zhvilloi një takim me nën sekretaren e ShBA për Arsimin dhe Kulturën, Marie Royce mbi investimet dhe bashkëpunimin mes dy vendeve në këto fusha.

Qëllimi i këtij takimi është zgjerimi i prezencës në Shqipëri të bashkëpunimit me qeverinë shqiptare. Në fjalën e tij kryeministri Rama tha se si ShBA ashtu dhe Shqipëria kanë shumë për të mësuar nga njëri-tjetri.

"Nuk më kujtohet ndonjë vizitë në fushën e arsimit në këtë nivel. Kam shumë besim tek fusha e arsimit. Megjithëse kemi pasur programe bashkëpunimi në këtë fushë. Ka edhe më shumë shqiptarë që përfitojnë nga programet tuaja. ka shumë gjëra të tjera për të bërë. Shpresoj që të bëjmë më shumë, ka gjëra fantastike për të mësuar nga ShBA në fushat e arsimit dhe kulturës. Nuk janë pak dhe ato gjëra që mund të mësoni nga ne. Faleminderit sërish për praninë, gjithshtu dhe ambasadoren tuaj këtu që ka qenë mbështetje të madhe në fusha të ndryshme. Ne kthyem diellin kështu që ju mund të shijoni sa më shumë këtë ditë" - tha Rama.

E pranishme në takim ishte dhe ambasadorja e ShBA-së, Yuri Kim

E.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh

Mësuesi kthen shtëpinë në shkollë për të mësuar Romishten: Po harrojmë ta shkruajmë, politika jo vëmendje ndaj nesh