Meta pret në takim zv. sekretaren e DASH për arsimin dhe ambasadoren Kim! Shfaqet pa maskë

Meta pret në takim zv. sekretaren e DASH për arsimin dhe ambasadoren Kim! Shfaqet pa maskë

Meta pa maskë në takim me zyrtaren e DASH dhe ambasadoren Kim

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot Ndihmës Sekretaren e Departamentit Amerikan të Shtetit për Arsimin dhe Kulturën, Maria Royce. Presidenti Meta vlerësoi rëndësinë që ka vizita e saj për të konsoliduar e forcuar më tej marrëdhëniet tona në fushën e arsimit dhe të kulturës.

“Duhet të synojmë, - theksoi Presidenti Meta, “që sa më shumë studentë shqiptarë të arsimohen e edukohen në SHBA, por njëkohësisht, edhe krijimin e kushteve që ata të kthehen në vendin e tyre, për t'u bërë liderët e ardhshëm të tij”. 

“Shqipëria mirëpret, vijimin e angazhimit të përbashkët në drejtime të tilla, si shkëmbime të studentëve, akademikëve apo studiuesve të të dy vendeve. Bashkëpunimi në fushat e arsimit dhe të kulturës ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA do t’i shërbejë së ardhmes të vendit tonë dhe do të promovojë mirëkuptimin ndërkulturor, si një mundësi reale për të afruar më shumë popujt tanë”, - u shpreh Kreu i Shtetit.

Mirëpo ajo që vihet re është se teksa ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe sekretarja e Departamentit Amerikan, Maria Royce janë me maskë, kreu i shtetit është pa maskë, edhe pse është ambient i mbyllur.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI