TIRANE - Kryeministri i vendit Edi Rama është takuar ditën e sotme me Presidentin e Republikës Bujar Nishani. Takimi është zhvilluar për rreth 30 minuta në ambientet e Presidencës, takimi i dytë ky mes krerëve të shtetit brenda një jave.
Deri më tani mendohet se takimi i radhës mes Ramës dhe Nishanit është zhvilluar në kuadër të zhvillimeve të fundit në Bankën e Shqipërisë, ku Presidenti pritet që në bazë të ligjit, të propozojë emrin e guvernatorit të ri të BSH. Megjithatë fillimisht Kuvendi duhet të shkarkojë ish-guvernatorin Ardian Fullani, pas shkarkimit të tij, nga ana e Komisionit të Ekonomisë, çka pritet të jetë në rendin e ditës në seancën e kësaj të enjte parlamentare.

Të dielën e kaluar, kryeministri Rama u takua po në Presidencë me Nishanin si dhe me anëtarë të Këshillit Mbikqyrës, në një kohë kur ish-guvernatori i BSH, Ardian Fullani u arrestua me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Në thelb të takimeve ishin hapat e mëtejshëm që duhen ndërmarrë për normalizimin e situatës në institucionin më të lartë financiar në vend.
/Shqiptarja.com

VIDEO