Nëse në Vlorë ngel si njollë se paguan më shumë seç ofrohet, i keni bërë gropën vetes". Në prag të sezonit të ri turistik, kur bizneset po bëhen gati për të pritur turistë e vizitorë, kryeministri Rama nga Vlora kishte një porosi të posaçme për operatorët turistikë: Kujdes çmimet!

“Çmimet duhet t’i vendosi vizioni strategjik për fatet e bizneseve tuaja. Duhet të mendoni për fatin e këtyre investimeve. Të lexojmë çfarë ju ka ndodhur të tjerëve. Në momentin kur janë gjetur para rezultatit të hapjes dhe kërkesës, anë dehur dhe kanë vepruar si të dehur. Duke ofruar çmime të larta dhe shërbime të dobëta. E kanë pasur mendjen e ngushtë se 12-13 mln njerëz do I kenë aty kanë filluar të investojnë, dhe u kanë mbetur në dorë investimet”, tha Rama.

Me strategjinë për t’u orientuar tashmë drejt turizmit elitar kërkesa është e qartë, veç shërbimit duhen edhe marinat.

“Na duhen më shumë marina, po investojmë. Po vijon marina e Vlorës.  Do jetë një motor i rëndësishëm i ekonomisë së Vlorës. Marina e Durrësit po ecën dhe ajo, kemi projekt shumë të bukur në Shëngjin, por na duhen më shumë”, tha Rama.

Investitorët i ftoi të shohin një tjetër mundësi biznesi fitimprurës dhe njëherazi shërbim kyç për turizmin.

“Na duhen më shumë parkime në të gjithë shqipërime. Investim fitimprurës. Bëni marrëveshje me pronarët dhe bëni parkimet”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u ndal edhe tek një nga projektet më të diskutuara dhe kontestuara, siç është investimi i Jared Kushner në Ishullin e Sazanit. Rama tha se shteti shqiptar është ende në negociata dhe se projekti ka ndryshuar nga ai fillestari ku tashmë janë planifikuar më pak ndërtime.

“Sazani është i Shqipërisë dhe do të mbetet i Shqipërisë. Ne akoma dhe sot nuk i kemi mbyllur negociatat për Sazanin. Shqipëria do të jetë pjesë e kompanisë që do të investojë dhe administrojë ishullin. Dhe në këtë pikë shqiptarët janë të përfaqësuar nga shteti. Nuk bëhet fjalë për të mbyllur ishullin. S’do jetë resort i mbyllur, s’do bëhet rezervat i privilegjuar. Projekti i Sazanit ka ndryshuar ë proces. Ato do të ketë shumë pak ndërtime dhe do të ketë një profil kulturor, artistik të rëndësishëm. Do të jetë një nga projektet më të bukura të zhvilluara në Mesdhe. Kjo do sjelli vetëm të mira për Vlorën”, tha Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:44
‘Shpata e Drejtësisë ishte në zyrën time që nga 1912’- Rama nga Vlora: Nuk e morëm votën për të kthyer pas Reformën, do i shkojmë deri në fund

 

Kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS në Vlorë u ndal edhe te Reforma në Drejtësi, për të cilën tha se nuk do të realizohej pa vullnetin e Partisë Socialiste.

Teksa komentoi akuzat e ngritura nga opozita, Rama shtoi se PS nuk e mori votën për ta kthyer mbrapsht Reformën në Drejtësi, por për ta çuar deri në fund.

Më tej kryeministri theksoi se ‘shpata e drejtësisë’ ndodhej në zyrën e tij që nga viti 1912 dhe se ai vendosi që t’ia dorëzojë një pushteti tjetër (pra pushtetit gjyqësor).

“Ne nuk e tradhtojmë dhe nuk e kemi tradhtuar votën. S’e kemi marrë votën për të kthyer mbrapsht Reformën në Drejtësi. Reformën në Drejtësi do e çojmë deri në fund. Nuk e kemi marrë atë votë për të tradhtuar votën. Pa vullnetin tonë nuk pavarësohej drejtësia, do të rrinte ashtu siç e kemi gjetur ne. Shpata e drejtësisë ishte në zyrën time që në 1912 dhe ne ia dorëzuam një pushteti tjetër, dhe nuk kemi ndërmend ta marrim mbrapsht”, tha ndër të tjera Rama.

Ora 17:15
‘Dera e BE, e hapur për Shqipërinë’- Rama rrëfen telefonatën në Bruksel: Kërkova shtyrje seance në Parlament! Imagjino të na duheshin molotovarët për të bërë 84 vota

1776092710_edirama.jpg

Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në Vlorë, ku mori pjesë edhe në mbledhjen e Asamblesë së PS në këtë degë.

Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve, Rama theksoi se aktualisht ‘dera’ e Bashkimit Europian është e hapur për Shqipërinë dhe duhet bërë ç'mos që të avancohet sa më shpejt në procesin e anëtarësimit.

Më tej Rama theksoi se shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme lokale duhet të konfirmojnë mbështetjen për Partinë Socialiste, pasi sipas tij, kjo është e vetmja forcë politike që mund të përmbushë misionin e anëtarësimit të vendit në BE.

“Sot dera e BE-së është e hapur, sepse nëse nuk do të ishte e hapur, ne s’do t’i kishim hapur dot të gjithë kapitujt e anëtarësimit në 11 muaj. Natyrisht ne i kemi hapur të 11 kapitujt, pasi kemi qenë gati. Këtu shpërtheu një furtunë e madhe, ‘u bllokuan negociatat’, tani ata që thoshin ‘ne kurrë s’do futemi në BE’, tani thonë ‘ishim te dera e BE dhe nuk na futi Edi Rama’.

Ajo që nuk është normale, është që PS të humbasë fokusin nga gjërat që kanë rëndësi vërtetë. PS duhet të krijojë imunitet të plotë nga gjithë kjo mjegull dhe gjithë kjo baltë, që synon të mjegullojë sytë edhe të anëtarësisë tonë. Është shumë e rëndësishme që të mos kemi humbje kohe dhe luhatje. Në fund të janarit, Parlamenti votoi 27 ligje deri në mëngjes. Ishin 27 ligje që ishin pjesë e negociatave", tha mes të tjerash Rama.

Më tej kryeministri për të treguar sesa me ngut është procesi i integrimit të Shqipërisë në BE, zbuloi një telefonatë që kishte kryer në Bruksel ku u kishte kërkuar zyrtarëve atje shtyrje të seancës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku u votuan 27 ligje që ishin pjesë e negociatave. Rama tha se Brukseli nuk pranoi shtyrje të seancës, ç'ka sipas kryeministrit tregonte edhe urgjencën e miratimit të ligjeve sa më parë.

"Pse koha në këtë proces është flori në kuptimin e vërtetë të fjalës, unë po ju them se nuk mund të isha dot në atë seancë, sipas datës së caktuar dhe kam marrë personalisht në telefon personalisht në Bruksel dhe ju thashë: ‘ju lutem duhet të jem edhe unë aty, sepse nuk ka kuptim’. Dhe ne i kemi ato votat me kandar farmacie, sepse ishin 7 ligje që donin 84 vota. Edhe u thashë ‘ka mundësi ta shtyjmë 3 ditë seancën’ dhe përgjigja ishte ‘jo’. Pra shtyhen afatet. Ky është intensiteti. Imagjino tani të na duheshin molotovarët për të bërë 84 vota. Përfytyrojeni çfarë fati do të kishte Shqipëria me procesin e integrimit”, vijoi më tej kryeministri Rama.