Në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’ është krijuar një atmosferë festive, pasi ansambli artistik me përfaqësues të folklorit përmetar ka nisur turneun e tyre ndërkombëtar.
Artistët janë pritur me duartrokitje dhe emocione nga familjarë dhe dashamirës të artit, teksa atmosfera është ndezur edhe me muzikë e vëshje tradicionale.
Ansambli pritet të prezantojë një program të pasur me valle dhe këngë popullore shqiptare, duke synuar promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Grupi artistik do të përfaqësojë Shqipërinë në disa festivale botërore në Itali, Francë dhe Monte Carlo, duke sjellë në skenën ndërkombëtare traditën, kulturën dhe muzikën karakteristike përmetare.
Komente






