“E kam pasur shumë frikë këtë moment, të nisjes së negociatave, është një test shumë sfidues”.
Këtë frikë, kryeministri Edi Rama jo vetëm e ka tejkaluar, por thotë se në sajë të punës së skuadrës së negociatave, Shqipëria është tashmë pararojë e këtij procesi.
“Jemi pararojë për procesin ishin Serbia dhe mali i zi, sot jemi pararoja. Na penguan padrejtësisht, por vazhduam përgatitjet. Duhet kombinat për të shkruar 300 mijë faqe, me një armatë të tërë juristësh e përkthyesish. Përfundimi është që Shqipëria sot zotëron mbi 50% të kapacitetit për t’u konsideruar gati për anëtarësim në BE.”- tha Rama.
Ajo që Shqipëria nuk do të bëjë kurrë, është kompromisi në kurriz të drejtësisë, garantoi Rama, duke komentua qëndrimin e Greqisë për çështjen Beleri.
“Mos kini asnjë shqetësim, s’do ketë humbje kohe sepse do të gjejmë gjuhën edhe për këtë. Me mirëkuptimin për asnjë çështje të drejtësisë, s’bëjmë asnjë lloj kompromisi me askënd dhe për asnjë arsye. Me fqinjët tanë do të arrijmë së bashku të vendosim arsyet madhore mbi këtë çështje që nuk ia heqim rëndësinë që ka. Jemi disponibël për çdo gjë që nuk prek procesin e konsolidimit të sistemit të ri të drejtësisë”.- u shpreh kreu i qeverisë.
Kontributi i negociatorëve, nuk është thjesht çështje performance në sytë e Brukselit, por përkthehet në më shumë fonde për vendin.
“1 miliard euro plus që do të vijnë në disa vitet e ardhshme për Shqipërinë, përtej mbështetjes së programuar me IPA e përtej buxhetit tonë. Një sërë hapjesh të reja për integrimin në tregun e përbashkët, kur më parë ndodhte vetëm për vendet anëtare të BE.”- u shpreh Rama.
Është i kënaqur jo vetëm që 1800 mendje shqiptarësh u bënë bashkë, por edhe përgjigjen që puna e tyre u ka dhënë vendeve dikur skeptike.
“1800 shqiptarë që bëhen bashkë me sukses, nuk është e lehtë ta imagjinosh për një punë që zgjat me vite. S’di kënaqësi më të madhe në këtë punë 10-vjecare në krye të qeverisë, kur liderë të huaj më thoshin: dëgjojmë që Shqipëria po bën negociata të admirueshme. Kënaqësi edhe kur ndonjë kryeministër që na ka penguar me thoshte: Urime, skuadrat shqiptare po bëjnë performancë të jashtëzakonshme.”- u shpreh Rama.
E në fund, kontributin e 36 skuadrave të negociatorëve, Rama e krahasoi me atë të kombëtares shqiptare.
“Ju kemi bërë për Shqipërinë atë që ka bërë ekipi ynë në futboll në aspektin historik. Jeni skuadra më e madhe kombëtare që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. Një skuadër me 1800 vetë, asnjë sport tjetër nuk e ka.”- tha kryeministri.
Shpërblimin me 1 pagë, Rama e cilëson të pamjaftueshëm në krahasim me atë që meritojnë.
“Gëzuar vitin e ri, shpresoj që rroga plus t’ju ndihmojë për këtë. Meritoni shumë më tepër”- tha Rama.
Gjatë procesit të negociatave janë bërë 346 takime teknike përgatitore, dhe janë përpiluar 300 mijë faqe për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE, në 6 grupkapituj.
Me e bukura eshte qe tani i konsideron skuader..kur ka dicka qe nuk shkon, pergjegjesia eshte individuale..humor shqiptar..
PërgjigjuMendohu para se të flasësh. Në një skuadër futbolli kur një lojtar luan keq e ndërron trajneri ose kur bën faull e nxjerr albitri me të kuqe. Po nxjerr një lojtar jo gjith ekipin. Është faj individual. Nuk ka si quhet tjetër.