Nga Elbasani ku zhvilloi një takim me të rinjtë, kryeministri Edi Rama u ndal te punësimi i tyre dhe konkretisht tek tregu i kodimit dhe programimit. Sipas Ramës po do të organizohen programe që në shkolla të organizohen programe që të rinjtë të kenë mundësi që të mësojnë kodimin në shkolla.

'Në atë moment je një nga shumë të tjerë por i gatshëm për të hyrë në një treg të kodimit dhe programimit. Mjafton të kesh ambicie dhe durimin të kesh se ku takon ty vendi në atë treg gjigand. Ne po organizojmë të gjithë programet që t’u japim mundësinë që një pjesë e të rinjve të kenë mundësi që të mësojnë kodimin, në një numër shkollash do të futet kurset pasdite do të bëjmë të njëjtën gjë. Po ashtu dhe më fëmijët kemi futur që të mësojmë kodimin. Nëse brenda kësaj dekade do të kemi 20 mijë kodues do të kemi një kapacitet krejt tjetër për s ai përket punësimit cilësor të të rinjve. Teknologjia iu jep mundësi të punësoheni kudo nëpër botë dhe të paguheni disa herë më mirë se kryetari i bashkisë. Për këtë duhet mësuar kodimi. Ne do hapim programet e trajnimit intensiv që të japim dijen e nevojshme që ti të jesh i gatshëm të hysh në tregun e punës si kodues.'- u shpreh Rama.

Kryeministri Rama rikujtoi sa në Elbasan do të bëhet edhe Automotoparku i cili do të japë më shumë mundësi punësimi.

‘Në Elbasan përveç të tjerave do të bëjmë Automotoparkun. Do bëhet me të gjitha standardet që të mund të bëhen edhe gara të Formula 1. Më shumë mundësi punësimi për ata që janë me njohuri të mira për gjuhën e teknologjisë. Puna me zonën fillon për të krijuar një zonë që edhe nga pikpamja mjedisore do të jetë shumë e bukur dhe do të jetë për një periudhë 3-vjeçare.’- u shpreh Rama.