Rama takim me Yuri Kim në rezidencën e Ambasadores Amerikane

Rama takim me Yuri Kim në rezidencën e Ambasadores Amerikane

Foto sot nga rezidenca e ambasadores amerikane në Tiranë

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim kanë zhvilluar mbrëme pak para mesnatës një takim  në rezidencën e ambasadores amerikane në Tiranë.

Nuk dihet se cilat ishin temat e bisedës mes kryeministrit Rama dhe ambasadores Kim, ndërsa theksojmë se ky është takimi i parë që ambasadorja Yuri Kim dhe Rama po zhvillojnë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Më herët DASH shpalli 'non grata' Sali Berishën, vendim për të cilin kryeministri Edi Rama nuk ka dhënë asnjë qëndrim, ndërsa pas 5 ditësh në Kuvend do të diskutohet shkarkimi i Presidentit Ilir Meta, i cili sulmet ndaj SHBA-së dhe ndaj Yuri Kim i ka pasur të shumta.

Kryeministri Edi Rama përfundoi dje edhe një vizitë zyrtare në Turqi, ku u arritën disa marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi në fushën e teknologjisë, shëndetësisë, kulturës, arsimit dhe turizmit.

I.K/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

‘Shqipëria për të huajt edhe pak për shqiptar’, Rama i përgjigjet komentuesit: Mbi 979 mijë rezidentë kanë pushuar në vendin tonë gjatë 2024, inati politik e bëka njeriun të verbër

‘Shqipëria për të huajt edhe pak për shqiptar’, Rama i përgjigjet komentuesit: Mbi 979 mijë rezidentë kanë pushuar në vendin tonë gjatë 2024, inati politik e bëka njeriun të verbër