Rama prezanton kandidatët për bashkitë e qarkut Berat: Meta dhe Berisha, faqja e zezë e vendit! Kush voton ata, lëndon marrëdhënien me partnerët ndërkombëtarë

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar një tur takimesh ditën e sotme në qarkun e Beratit ku ka prezantuar kandidatët e bashkive që kandidojnë nën siglën e PS-së për zgjedhjet e 14 majit. Në Kuçovë ku u ndal fillimisht, Rama tha se Meta dhe Berisha janë faqja e zezë e Shqipërisë dhe se po i përdorin kandidatët e tyre për të mbajtur peng bashkitë.

“Në 14 është një zgjedhje më e qartë se kurrë ndonjëherë. Nga njëra anë është PS me kandidatët e saj. Asnjë nga kandidatët tanë nuk ka rënë nga qielli, asnjë nuk është i përsosur, por ama kandidatët e tyre janë faqja më e zezë ndër shqiptarë. Janë kandidatët e faqes së zezë të atyre të dyve që i kanë marrë dhe i kanë vënë për t’u turrur nëpër bashkitë e vendit dhe për të marrë peng këdo që mund të marrin peng. Janë kandidatët e faqes së zezë të një gërdalle 80-vjeçare”-tha Rama.

Teksa theksoi rëndësinë e investimeve të huaja për Shqipërinë, Rama tha se këto të fundit të cilat janë tepër jetike për zhvillimin ekonomik, do jenë të pamundura nëse votohet për kandidatët kundërshtarë të cilët përfaqësojnë Berishën i cili është shpallur i padëshirueshëm nga SHBA duke bërë që edhe në Europë mos t’i hapet asnjë derë.

“Partnerët ndëkombëtarë do numërojnë sa shqiptarë akoma nuk e kanë kuptuar, akoma nuk mbushin që me faqen e zezë lëndojnë marrëdhëniet me ta. Dhe marrëdhëniet me ta janë shumë të rëndësishme se nëse Shqipëria po rritet sot ekonomikisht është falë investimeve të tyre.  Nëse marrëdhëniet me ta lëndohen, gjërat bëhen më të vështira. Kështu që çdo familje mund t’i bjerë fatkeqësia që t’i dalë ndonjë dru i mbrapshtë, por çdo familje merr masa që most ë kthehet në problem për gjithë popullin. Unë u them atyre të shtëpisë time po pati shenjën më të vogël që unë mund të shkoj në këtë drejtim, më mbyllni në shtëpi.  Atyre nuk u hapet asnjë derë në Europë. Cilët donatorë do vijnë këtu të financojnë në secilën bashki? Edhe kur nuk ka qenë kështu, më tregoni një bashki që ata e morën dhe e cuan një hap përpara”- shtoi kryesocialisti.

Në prezantimin e Ervin Demos në Berat, Rama akuzoi edhe Metën dhe Berishën si të përfshirë në çështje që po hetohen nga drejtësia që sipas tij po vonon por nuk do të harrojë. Ai tha se përkundër akuzave që po bëheshin ndaj tij për kompanitë offshore, rezultoi totalisht e kundërta, duke nënkuptuar përfshirjen e Kryemadhit në pagesa të bëra nga kompani offshore. 

Në Kuçovë, Rama kërkoi votën e qytetarëve për Kreshnik Hajdarin, në Dimal për Juliana Memajn dhe në Berat për Ervin Demon.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:33
Rama për Metën dhe Berishën: I bashkon një tmerr i madh, drejtësia vonon por nuk harron! Po u dalin offshoret për të cilat më akuzonin mua

1683562521_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me qytetarët në Berat ka përsëritur sërish se Meta dhe Berisha janë bashkuar me njëri tjetrin për shkak të problemeve që kanë me drejtësinë. Ai tha se pavarësisht se ka vonuar, drejtësia në Shqipëri nuk do të harrojë dhe thumboi edhe deputeten e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi për të cilën kohë më parë u publikuan të dhëna sipas të cilave provohej se ajo zotëronte një kompani offshore.

“Ata i bashkon një tmerr i madh, sepse drejtësia vonon por nuk harron,. Drejtësia në Shqipëri ka vonuar kaq shumë sa na ka bërë të tërëve të dyshuar që e vonojnë me qëllim. Por ama drejtësia e vonuar në Shqipëri ka çdo ditë e më pak shanse të harrojë.

Loja është gjithmonë e më e ngushtë për ata të na tregonin offshoret. Dhe unë u thoja këtyre, më duket se i kanë këta, se nuk mund ta akuzosh dikë për dicka që nuk e ke bërë vetë, pa prova, se nuk të shkon mendja. Po nuk pate bërë trafik droge, nuk i thua dot tjetrit trafikant, po nuk pate vrarë vetë, nuk i thua dot vrasës, ose nëse nuk e ke bërë, je në gjendje ta bësh nëse do jesh në atë pozicion. Kur na dolën ato offshoret, dhe prisni se janë si ato shishet me letra qëhidheshin nga anijet e mbytura. Janë shishet e para që po nxjerr anija e mbytur atje”-tha Rama.

Ora 17:23
Rama në Dimal: Në 14 maj, rezultati do jetë më spektakolar se asnjëherë tjetër

 

Kryeministri, Edi Rama gjatë një takimi me qytetarët e Dimalit, vlerësoi punën e Juliana Memajt në krye të kësaj bashkie. Ai tha se puna e saj flet më shumë se çdo gjë tjetër e bërë në këtë bashki, ndërsa pati një thirrje edhe për gratë, burrat e të cilëve mendojnë të votojnë kundërshtarët politikë.

Mes batutave, Rama u shpreh i bindur se rezultati në 14 maj do jetë më spektakolar se asnjëherë më parë.

“Besoj që ju e dini, që Juli, është një person i veçantë për kokëfortësinë që ka. Ajo që ka rëndësi për mua, është që kjo kokëfortësi, kur është e gjitha në dispozicion të punës vërtet që prish nerva rreth e rrotull, por në fund ia vlen se jep rezultat për punë. Puna e saj flet më shumë së çdo gjë tjetër.

Gratë që kanë burrin me mendjen për të votuar kandidatët e faqes së zezë, ta kyçin brenda, të lajnë xhamat ata që duan të votojnë për faqen e zezë. Atë ditë, të dielën të mos dalin nga shtëpia. Të bëjnë byrekun gati, edhe të presin rezultatin, të mbajnë dhe një shishe ujë që mos t’ju ngec byreku në fyt, sepse rezultati do jetë më spektakolar se asnjëherë tjetër”, u shpreh Rama.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Berati: 09/05/2023 00:40

    O Ramsi pse nuk e shave dhe Dr.Zijain? Kur nuk e shan dhe Ti imagjino sa I mire eshte! Berati do votoje Djalin qe I sherben per 30 vite dhe jo Ervin Demon arrogantin qe sdel dot ne kembe ne rruge se ka frike nga njerezit!

    Përgjigju
  • Ledi: 08/05/2023 20:40

    Po nderkohe qe prezanton kandidatet paguhet qe te beje punen e kryeministrit ? Se mua po te iki nga puna e te merrem me punet e partise s.me paguajne.

    Përgjigju
    • Edi: 08/05/2023 21:25

      Varet çfarë partie i përket. Në Berat po bere punën e parti mavisë dhe lë punën tënde, të japin 3 rroga.

  • Çelepias: 08/05/2023 20:23

    Berati voton atë që i ka shërbyer për 30 vjet me radhë. Socialistët e ndershëm nuk do votojnë plagjaturën e komanduar por Dr. Zija Ismaili. E more vesh, ree nokuu?!

    Përgjigju
  • Gani: 08/05/2023 20:11

    Po a ka burre me llum se ti o ed rama. O kokrra frikacakut mashtrues e i pa burre.

    Përgjigju
  • Dea: 08/05/2023 18:28

    Kjo qeveri e meriton nje mbeshtetje kaq te madhe se po ben shume per kete vend

    Përgjigju
  • Arla: 08/05/2023 18:27

    Ne 14 maj kemi per te pare ne nje tjeter fitore mese te merituar te kesaj qeverie

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!

Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!