Rama: Takimi i Vlorës vuri 
piketat e 300 ditëve të ardhshme

Rama: Takimi i Vlorës vuri <br />piketat e 300 ditëve të ardhshme
TIRANE -  Rama mbylli sot në mesditë takimin dy ditor informal mes 19 ministrave  me sloganin “Detyrat tonat, pushteti i popullit” Kabineti i ri qeveritar pret shtatorin për t’u mandatuar nga shumica në Parlament.

Për herë të parë Edi Rama, mblodhi të gjithë stafin e qeverisë së përzgjedhur nga PS dhe LSI në hotelin “New York” në Vlorë.

Mbledhja nisi dje dhe zgjati më shumë se 7 orë, ndërsa sot nisi rreth orës 09:40 minuta dhe u mbyll rreth orës 12:00.

Takimi u zhvillua larg syve të medias dhe nuk pati asnjë deklarim nga ana e qeverisë së re, përveç postimeve në "Facebook" apo "Twitter" nga kryeministri i ri Edi Rama. 

Në një postim në rrjetin social "Facebook" rreth orës 12:30 minuta, (sot) Rama sinjalizoi mbylljen e takimit duke postuar një foto nga mbledhja e kabinetit qeveritar me titull: "Detyrat tonat
, pushteti i popullit". 

Në mbrëmje Rama ka përmbledhur rezultatet e mbledhjes në mënyrë sintetike po në Facebook, duke theksuar se "ishte një eksperiencë mjaft pozitive takimi i kabinetit, i cili vendosi piketat e 300 ditëve të para me ndjenjën më të lartë të përgjegjësisë qytetare".

Rama ka komentuar edhe takimin që ka pasur me të rinjtë-kandidatë për të punuar në zyrën e tij të deputetit në Vlorë. "I kënaqur dhe nga takimi me 10 të rinj, që janë në fazën finale të konkursit për të punuar në zyrën time në Vlorë. Konkursi mbyllet në 30 gusht", bëri të ditur Rama po në rrjetet sociale. 

ORA 21:40 - RAMA: TAKIMI I VLORËS VURI PIKETAT E 300 DITËVE TË ARDHSHME
 "VL, eksperiencë mjaft pozitive takimi i kabinetit, që vendosi piketat e 300 ditëve të para me ndjenjën më të lartë të përgjegjësisë qytetare". Kësisoj ka përmbledhur në pak fjalë kryeministri i qeverisë së re, Edi Rama rezultatin e mbledhjes dyditore informale në Vlorë të kabinetit të ri qeveritar, mbledhje që ka përfunduar sot.  

Komentin sintetik Rama e ka bërë në faqen e tij në Twitter dhe Facebook.

Pak sekonda më vonë ai ka shtuar po aty edhe një detaj tjetër po nga Vlora, nga zyra që Rama do të çelë aty si deputet i saj, si dhe për konkursin që po zhvillohet për të rinjtë që duan të angazhohen në këtë zyrë.  

"I kënaqur dhe nga takimi me 10 të rinj, që janë në fazën finale të konkursit për të punuar në zyrën time në Vlorë. Konkursi mbyllet në 30 gusht", bën të ditur Rama. Ai ka falenderuar edhe Albana Koçiun për organizimin e shkëlqyer të konkursit. 

rama facebook
    (Në foto: Komentet e Ramës mbi mbledhjen në Vlorë në Facebook).

rama te rinjte
(Në foto: Rama me 10 kandidatët për të punuar te zyra e tij e deputetit në Vlorë).

ORA 14:10 RAMA VENDOREVE: MOS FUSNI MIQ PER VENDE PUNE 
Zbardhen disa detaje nga mbledhja e Ramës me vendorët. Gazetarja Jetona Koçibelli informon se Rama u ka kërkuar vendorëve të mbyllin projektet për zhvillimin e zonës dhe të mos pretendojnë të fusin miq për vende pune. “Mbyllni projektet  për zhvillimin e zonave, shpjet nis puna. Mos pretendoni te fusni miq në vende pune. Çdo gjë do të kalojë nëpërmjet konkurseve shumë të forta”


TAKIMI I MBYLLUR I KABINETIT TE RI QEVERITAR
Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura dhe çfarë ka ndodhur brenda mureve është mësuar vetëm nga publikimet e një albumi me foto nga takimi i djeshëm, me titull “Të ecim më shpejt për një rilindje shqiptare”  dhe disa postimeve në "Twitter".



rama

(Foto: Postimi i Edi Rames ne facebook, pas perfundimit te takimit)

Ndërkohë që dje në një prononcim në "Twitter" para se të niste dje mbledhja e qeverisë, Rama shkruante se qëllimi i këtij takimi ishte  “Reforma rrenjësore, shpirt skuadre, qytetari europiane në komunikim. Kurajo, integritet, transparencë".

 Mbledhja e parë (dje) përfundoi në orën 22:38 të mbrëmjes duke zgjatur 6 orë.
 
CFARE NDODHI DJE/ MBLEDHJA E MBYLLUR E QEVERISE RAMA
(shkrimi nga Zenepe Luka)
 
Qytetarët e Vlorë e kanë pritur me interes të veçantë mbledhjen për herë të parë të kabinetit të Edi Ramës në qytetin e Vlorës. Shumë qytetarë e kanë vlerësuar si një gjë të gjetur mbledhjen e parë në Vlorë duke argumentuar se “Qeveria Rama” është Qeveri e Rilindjes, që është e lidhur pazgjidhmërisht me qytetin hero ku u shpall Pavarësia, por ndërkohë kryeministri është edhe deputet I Vlorës,
Sidoqë nuk ishte shpërndarë ndonjë njoftim për median për axhendën, çka ka detyruar të pritet gjatë, ka qënë ora 11.43 minuta, kur ka mbërritur Edi Rama në Neë York, hoteli ku ishte parashikuar të zhvillohej takimi.
Të gjithë e vunë re që ka dalë nga makina me një dosje në ngjyrën e Rilindjes dhe është ulur për të pirë kafe në “Urën” që lidh hotelin me detin, me disa ministra, fillimisht ata të LSI; Edmond Panariti dhe Lefter Koka, dhe më pas është plotësuar i gjithë kabineti.

Ka qënë i pamundur kontakti i medias me ministrant, për shkak të rregullit të vendosur nga protokolli. Gazetarët janë larguar nga ambjentet e jashtme të hotelit, duke i vendosur në trotuarin, ku ishte vendosur një shirit që ndalonte kalimin e tyre.

Qeveria ruhej nga garda, policia e shtetit, si dhe stafi i hotelit që ishin në gadishmëri të plotë.

Pas akomodimit dhe drekës, ka qënë ora 15.00, kur dhe ka nisur mbledhja e qeverisë Rama, e cila ende nuk ka marrë votat në Kuvend. Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura dhe nuk pati asnjë rezultat edhe kontakti koefidencial me ndonjë nga ministrat. Përgjigjia e tyre ishte: Ka komentuar kryeministri Rama në Tëitter për këtë event të rëndësishëm.
Ndoshta në ditën e nesërme do të ketë një konferencë për shtyp për atë çka u fol dhe u vendos në mbledhjen e parë të Qeverisë “Rama“ në Vlorë.

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati: Nuk kam çfarë them, nuk jam ulur ende në karrigen e ministrit

Për orë të tëra me diktofon në dorë dhe aparatin fotografik gati për shkrepje, kemi bërë të pamundurën për të marrë një prononcim nga ministrat, pasi kryeministrit ishte e pamund t’i bëje edhe një foto. I vetmi që është ndalur ishte Ministri i jashtëm Ditmir Bushati. “Ju keni të drejtë jeni në detyrë, kërkoni një eskluzive prej meje, por unë do tju bëja një lutje ekskluzive. Ju lutemi më mirëkuptoni. Ende nuk e kam marrë detyrën, nuk kam se çfarë t’ju them.Kur të ulem në karriken e ministrit, padyshim do të flas dhe të parën intervistë do ta jap për ju”, tha ai.

Redaksia online 
(sg/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës