BERLIN- “Kemi pasur një vizitë intensive dhe një takim me mirëkuptim të plotë me Merkel-in”, tha Rama në një intervistë për ‘A1 Report” e realizuar pas takimit të kryeministrit me kancelaren në Berlin ditën e djeshme. Ai tha se vizita në Berlin, i hap rrugë përgjigjes positive për statusin e vendit kandidat në Qershor.
Vizitën në Berlin, kryeminisri e cilëson “frymëzues” për arsyen se njëra anë ‘krijuam vetëdijen e plotë për faktin që rezultatet e qeverisë janë në sy të të gjithve, dhe nga ana tjëtër edhe për sfidat që kemi përpara” .
Sipas kreut të qeverisë, “Gjermania paraqet për Shqipërinë atë që paraqet për të gjithë botën ne do të bëjmë çmos që të bëhet një faktor edhe më i rëndësishëm për atë që Europa dhe rajoni do të jenë nesër" .
INTERVISTA E PLOTË
Si do ta vlerësoni vizitën dhe cila është perspektiva pas kësaj vizite?
Unë besoj që kjo vizitë dhe vetë përmbajtja e takimit me kancelaren Merkel e bëjnë në fund të ditës rezultatin shumë të rëndësishëm. Ndërsa për mua do të ngelet një ditë e paharrueshme.
‘Statusi kandidat, nuk duhet të keni frikë’ tha Merkel. Nëse mund të zbulojmë diçka për publikun, çfarë u diskutua me dyer të mbyllura?
Kancelarja ishte shumë e qartë në prononcimin e saj dhe padyshim që unë nuk mund të bëj asnjë koment, por mund të them vetëm se kemi pasur jashtëzakonisht intensiv dhe një mirëkuptim të plotë për të gjitha çështjet. Ashtu sikundër për mua, si dhe për të gjithë delegacionin, një takim shumë frymëzues sepse nga njëra anë krijuam vetëdijen e plotë për faktin që rezultatet e qeverisë janë në sy të të gjithve dhe nga ana tjetër edhe për sfidat që kemi përpara.
Çfarë shtë Gjermania për Shqipërinë jo vetëm në aspektin e integrimit por edhe në aspektin ekonomik?
Gjermania paraqet për Shqipërinë atë që paraqet për të gjithë botën dhe ndëkohë që besoj se për Shqipërinë dhe rajonin, Gjermania është një faktor jashtëzakonisht i rëndësishëm për atë që është sot dhe, mund dhe ne do të bëjmë çmos, që të bëhet një faktor edhe më i rëndësishëm për atë që Europa dhe rajoni do të jenë nesër.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com