Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme ka thirru në një mbledhje drejtorët rajonalë të Shërbimit Kombëtar të Punësimit.

Ky takim ka qënë i shkurtër dhe ka nisur në orën 17:00 në Sallën e Hartave në Kryeministri ku Rama ka biseduar dhe ka motivuar drejtorët.

Takimi i Ramës me drejtorët e punësimit vjen pas 4 muajsh. Mësohet se në këtë takim Rama ka falenderuar drejtuesit e Shërbimit Kombëtar të Punësimit për punën që ata kanë bërë.

Kujtojmë që 4 muajt e parë të vitit raportimin e punësimeve ia besoi zëvendës-kryeministrit Erion Braçe.