Rama takohet me kolosin e arkitekturës botërore, Kengo Kuma! Kryeministri: Do të realizojë veprën e tij të parë në Shqipëri

Rama takohet me kolosin e arkitekturës botërore, Kengo Kuma! Kryeministri: Do të realizojë veprën e tij të parë në Shqipëri

Kengo Kuma kolos i arkitekturës botërore dhe artisti Helidon Xhixha me kryeministrin Rama

Kryeministri Edi Rama zhvilloi takime me kolosin e arkitekturës botërore, Kengo Kuma. Rama publikoi foto me Kuman, ndërsa informoi se ai do të realizojë veprën e tij të parë në Shqipëri.

“Rrallë qëllon të jesh me aq fat sa brenda 24 orëve të takosh dy maestro të kalibrit të lartë, si kolosi i arkitekturës botërore, Kengo Kuma, i cili do të realizojë veprën e tij të parë në Shqipëri”, u shpreh Rama.

Kryeministri Rama gjithashtu zhvilloi një takim edhe me skulptorin shqiptar Helidon Xhixha.

“I madhi Helidon Xhixha, të cilit nuk i ndahet shpirti nga Shqipëria, ku kaloi disa ditë pas ekspozitës mbresëlënëse të skulpturave të tij në Palazzo Reale, Milano”, tha Rama.

 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dush kazazi: 09/09/2023 18:22

    Rexhep

    Përgjigju
  • Iris: 09/09/2023 02:20

    Ky /kolosi/ vjen per te na ndertuar ndonje kulle tjeter!!! Po mire po ndonje kolos shqiptar arkitekture nuk gjete,apo kane ikur te tere me gomone ne GB,qe na solle kete ??!!

    Përgjigju
    • Mohammad: 10/09/2023 00:53

      Jo e kane ftuar ne mbledhjen e keshillit lagjes e frontit demokratik ????????????. Heqim dore ne nga biografite e mao ce dun,kurre Jo.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare