Në prang të vizitës së Macron, 100 oficerë francezë zbarkojnë në Tiranë, Rama takon Begajn

Në prang të vizitës së Macron, 100 oficerë francezë zbarkojnë në Tiranë, Rama takon Begajn

Presidenti Bajram Begaj takon kryeministrin Edi Rama , presidenti francez, Macron

Shqipëria do të mirëpresë presidentin francez Emmanuel Macron në vizitën e tij të parë dypalëshe që do të mbahet më 16 dhe 17 tetor pas një samiti për Ballkanin Perëndimor.

Report TV mëson se 100 oficerë të Xhandarmërisë franceze dhe forca sigurie kanë mbërritur tashmë në Tiranë.

Ndërkohë Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi sot në mesditë një takim pune me Kryeministrin e Shqipërisë. Edi Rama.

"Samiti historik i Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor 2023, si edhe vizita bilaterale  për herë të parë e një Presidenti francez në Tiranë, ishin në fokus të bisedës midis Presidentit Begaj dhe Kryeministrit Rama" informoi sot presidenca. 

Samiti i ashtuquajtur Procesi i Berlinit, i nisur në vitin 2014 me iniciativën e ish-kancelares gjermane Angela Merkel, synon të promovojë dialogun politik, bashkëpunimin dhe pajtimin midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në Tiranë, ai do të fokusohet veçanërisht në tensionet e ripërtëritura midis Serbisë dhe Kosovës, skenën e 24 shtatorit të përleshjeve të dhunshme mes policisë dhe një komandoje paraushtarake të armatosur rëndë, të përbërë nga serbët e Kosovës. 

Në fund të samitit, Macron do të nisë një vizitë dypalëshe duke vënë në pah ”dinamikën shumë pozitive të marrëdhënieve franko-shqiptare”.

”Do të jetë një çështje e bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në aspektin e tranzicionit energjetik, por edhe bashkëpunimi kulturor dhe arsimor, veçanërisht i madh midis dy vendeve”, thuhej në njoftimin e pallatit presidencial, Elysee.

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndergjegja: 09/10/2023 15:19

    Ky mikroni i plakës franceze vjen për të bërë publike feedback-n për dy ustallarët e Ballkanit të Hapur që u varros apo për ti ngushëlluar dy gjithologet ne Tirane e Beograd. Parisi mbetet prapavije e sigurt e lobimit ruso-serb o njeres. Gjithe keto tam-tame e dum-dume....pëëëf.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Sot Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, konflikti në Gaza më vdekjeprurës për gazetarët

Sot Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit, konflikti në Gaza më vdekjeprurës për gazetarët