Rama takon deputetët e veriut,
 informohet për efektin “Doshi”     

Rama takon deputetët e veriut,<br /> informohet për efektin “Doshi” 

 

 
Kryeministri Rama menjëhërë pasi ka mbaruar angazhimin e tij me asamblenë e PS-së në Tiranë ka zhvilluar një takim me deputetët e veriut.

Takimi është zhvilluar në orët e vona të mbrëmjes dhe ka pasur natyrë informale pasi është zhvilluar në një nga lokalet e kryeqytetit(Sky Tower). Sipas burimeve, qëllimi i Ramës në takimin me deputetët Ulsi Manja, Paulin Stërkaj, Vexhi Muccmata, dhe Armando Prenga ka qenë që të sheshojë të gjitha pakënaqësitë që janë konstatuar në zonat e veriut të vendit, tashmë edhe pas largimit të deputetit Tom Doshi nga qarku i Shkodrës.

Diskutimi i Ramës është bërë me deputetë të qyteteve të Lezhës, Dibrës, Kukësi  dhe Shkodrës. Sipas burimeve, Rama nuk ka preferuar të flas për emra më shumë se sa për mënyrën e organizimit që do të ndiqet për arritjen e fitores në zgjedhjet e 21 qershorit


Shkrimi u botua në gazeten print Shqiptarja.com

Redaksia Online
(F.i/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat

Përmbytjet në Vlorë, reshjet e 4 tetorit, më të mëdhajat e regjistruara ndonjëherë! Sinoptikania Gjoni: Këtë javë rriten temperaturat