Rama takon Dukën dhe Legisin
kreu i PAA: S'diskutuam për politikë

Rama takon Dukën dhe Legisin<br />kreu i PAA: S'diskutuam për politikë
Kryeministri Edi Rama zhvilloi paraditen e sotme një takim me kreun e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

Takimi është zhvilluar në ambientet e hotel “Rogner”. Në takim merrte pjesë edhe ish-deputeti i PS-së dhe LSI-së, Ndre Legisi, i cili është shkëputur nga politika vitet e fundit. 

Takimi i Ramës me Dukën, i cili është pjesë e koalicionit të djathtë, vjen pak ditë pasi Taulant Balla i bëri thirrje publikisht Agron Dukës nga Kongresi i PAA-së, që t’i bashkohej koalicionit të udhëhequr nga PS-ja.

Ndërkohë, i kontaktuar nga Shqiptarja.com, Agron Duka u shpreh se në takimin me Ramën nuk është biseduar për çështje politike, por për probleme të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Takimi sipas tij erdhi pas ceremonisë së 65-vjetorit të UBT-së, ku merrte pjesë edhe kryeministri Edi Rama. 

"Isha i ftuar nga rektori i UBT për një aktivitet me rastin e 65 vjetorit të këtij Universiteti, ku ishte i ftuar gjithashtu edhe Kryeministri. Pas aktivitetit lamë të pijmë një kafe pa asnjë tematikë të veçantë. Diskutuam për problemet e Universitetit Bujqësor, zënia e hapësirave, masterplani.etj. Nuk e di përse kaq zhurmë. Ne jemi kundërshtarë politik, jo armiq. Nuk kishte asnjë bisedë me tematikë politike. Nëse do të kishte bisedë të tillë, nuk është vendi i duhur Rogneri", u shpreh Duka. 

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social